Flash

Atalanta ndryshon stadium: bergamaskët do të luajnë në San Siro

Lapsi.al 9 July 2019
Atalanta ndryshon stadium: bergamaskët do të luajnë në San

Pavarësisht mungesës së kualifikimit të Milan në Champions League, San Siro ndoshta do të mirëpresë ndeshjet e dy skuadrave italiane në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport Atalanta kërkon të luajë ndeshjet në shtëpi në Meazza për shkak të punimeve që po kryhen në stadiumin e Bergamos.

Nga Atalanta ka nisur tashmë kërkesa zyrtare për Inter e Milan: Biscione, edhe falë lidhjes së fortë miqësore mes Steven Zhang e administratorit Luca Percassi, e ka dhënë aprovimin dhe e njëjta përgjigje duhet të vijë edhe nga Milan, ashtu si ka lënë të kuptohet Boban. Vetë Percassi është takuar me Kryetarin e Bashksië Sala (Bashkia është pronar i stadiumit) duke marrë rrugën e lirë për zbarkimin në stadiumin e Milanos në mbrëmjet europiane.

Atalanta ka provuar të përshpejtojë kohët e stadiumit të tyre në ndërtim për të luajtur sfidat e Kupës në impiantin e tyre, por pas vizitës së inspektorëve të Uefa kanë dalë problem të ndryshme. Kapaciteti është prej vetëm 16.000 vendesh dhe do të ishin të nevojshëm disa ndërhyrje delikate pa mundësinë për të shmangur asgjë. Përballë këtyre pengesave Atalanta ka vendosur të bëjë një hap prapa e dy përpara, duke kërkuar të luajë në Milano e duke shkaktuar 'irritimin e tifozerisë kuqezi. Sipas asaj që bën të ditur Milan Neës, mbështetësit e Djallit (në vecanti Curva Sud e Milan Club) nuk duan që shoqëria të ndihmojë rivalët e garës së fundit për në Champions. Plaga është ende e hapur...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI