Flash

18-vjeçari tërheq padinë ndaj Kevin Spacey

Lapsi.al 6 July 2019
18-vjeçari tërheq padinë ndaj Kevin Spacey

Aktori hollivudian Kevin Spacey prej rreth dy vitesh është i akuzuar për një sërë ngacmimesh seksuale dhe abuzimesh.

Ai ka marr rreth 15 akuza të tilla dhe njëra prej tyre vinte nga një djalë i ri, i cili e ka akuzuar aktorin se kur ishte në moshën 18-vjeçare dhe punonte në një lokal, Spacey e kishte dehur për ta sulmuar më pas.

Avokatët e aktorit  të serialit “House of Cards” i kanë mohuar këto akuza duke pretenduar se i riu ka dashur të bëjë para në kurriz të aktorit.

Por ditët e fundit i riu i ka tërhequr akuzat ndaj Spacey-t. Ai vijon të jetë në hetim, ndonëse ka kërkuar shpalljen i pafajshëm nga të gjitha akuzat që i adresohen.

Për shkak të këtyre akuzave ai humbi kontratën me “Netflix” për serialin “House of Cards” dhe këtë periudhë është tërhequr nga kinemaja.

Kevin Spacey njihet si një nga aktorët më të vlerësuar në Hollywood dhe ka arritur të fitojë dy çmime Oscar.

Të këshilluara

X -men "dëbohet" nga kinematë amerikane

X-Men: Dark Phoenix” erdhi në sallat e kinemave amerikane dhe pati debutimin më të keq në historinë e sagës “X-Men”. Ky projekt arriti të arkëtonte në fundja...

16:23

Gigi Hadid publikon foton pa makeup

Gigi Hadid nuk ka komplekse për fytyrën e saj. Supermodelja pozoi para disa ditësh krah vëllait Anwar Hadid dhe zbuluan se të dy kanë lëkurë të skuqur, diçka...

16:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI