Flash

Lampard është trajneri i ri i Chelsea: kapiteni kthehet zyrtarisht në shtëpi

Lapsi.al 4 July 2019
Lampard është trajneri i ri i Chelsea: kapiteni kthehet zyrtarisht
Tashmë është zyrtare: Frankie Lampard është trajneri i ri i Chelsea. Pas 13 vjetësh si futbollist, ish-simboli i Blues kthehet në Stamford Bridge si teknik, duke firmosur një kontratë për tre vitet e ardhshme. Ish-mesfushori do të jetë zëvendësuesi i Maurizio Sarri. E kishte lënë skuadrën "e tij" në 2014, për të luajtur një kampionat tek Manchester City e dy në Neë York. Tani, pas vetëm një viti në pankinën e Derby County, është përsëri në shtëpi. Derby County kishte bërë lëvizjen e tij për hapjen e rrugës së tratativave mes Blues e Lampard, duke konsideruar që ish-mesfushori mezi priste të kthehej në klubin me të cilin kishte luajtur për 13 vjet. Urimi i Derby County (“Duke qenë se sezoni i ri është shumë pranë, shpresojmë që tratativa të mbyllet me shpejtësi”) të linte të mendohej për një operacion blitz, që duhet të ishte punë ditësh. Por vonesa u krijua nga pagesa që kërkonte Derby, rreth 4 milionë stërlina, për ta liruar teknikun e tij.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI