Flash

Neymar bëhet "bllofi i madh" për L'Equipe: nis krahu i hekurt me PSG

Lapsi.al 3 July 2019
Neymar bëhet "bllofi i madh" për L'Equipe: nis krahu i
"Bllofi i madh". Titulli i L'Equipe është elokuent në lidhje me sagën Neymar që po mban pezull Parisin e gjithë Francën. Sulmuesi brazilian i mbërritur dy sezone më parë me idenë për tu liruar nga hija e Lionel Messi e të bëhej lojtari më i mirë në botë, duke tërhequr Psg tek triumfi në Champions League, nuk arriti të bëjë asgjë nga këto dhe tani ka ndryshuar mendje. Tani, Neymar dëshiron të largohet nga Parisi e të kthehet në Barcelonë, por klubi francez që dy vjet më parë e kishte paguar më shumë se 200 milionë nuk ka asnjë qëllim të shesë lirë. Rreziku në këtë pikë është që të krijohet një krah i hekurt me presidentin e Psg Nasser Al-Khelaifi. Duke cituar stafin e lojtarit, L'Equipe pretendon se Neymar mund të prezantohet në grumbullimin para sezonit të skuadrës, për të kërkuar me forcë shitjen. "Nuk është më sekret që nuk është i lumtur në Paris, edhe pse janë mundësitë që të nisë përgatitjet me Psg", shkruan L'Equipe. Duke mos qenë i lidhur me një klauzolë zgjidhëse të kontratës (në Francë është e ndaluar), Neymar nëse dëshiron të kthehet në Barcelonë duhet ta bëjë sipas kushteve të Psg. Nga ana tjetër, Barça mbetet vigjilente, duke ruajtur pozicionin e saj. Klubi katalanas kërkon të përdorë lojtarë në këmbim, mes të cilëve Coutinho. Pikërisht ish-Liverpool, sipas asaj që shkruan Sport, ka dhënë pëlqimin e transferimit të tij në Francë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI