Flash

'Like' i Milinkovic-Savic në fanellën e Psg: Tare nuk është fare i lumtur për këtë

Lapsi.al 3 July 2019
'Like' i Milinkovic-Savic në fanellën e Psg: Tare nuk
Milinkovic-Savic i shkel syrin Psg. Mesfushori i Lazio ka vendosur në Instagram një 'like' në foton e fanellës së re të Psg, postuar nga faqja serbe Butasport.rs. Një e dhënë e mundshme për preferencat e 24 vjecarit? Mund të jetë edhe kështu, por kjo nuk do ti pëlqejë aspak Drejtorit Sportiv, Igli Tare. Shoqëria bardhekaltër, me daljen publike të vetë shqiptarit, ka sqaruar vetëm 48 orë më parë, se lojtari sapo ka rinovuar kontratën (deri më 2023) dhe është i lumtur të vazhdojë aventurën e tij në kryeqytet. Sidoqoftë vetë Igli Tare nuk e ka mbyllur përfundimisht mundësinë e mesfushorit serb, nëse vjen nga klubet e tjera, një ofertë e parefuzueshme. Në terma konkretë Lazio është e gatshme të ulët në tavolinë e të nisë bisedimet duke filluar nga 90-100 milionë. Nuk mjaftojnë, për momentin, 65 milionë euro vendosur në tavolinë - bashkë me kartonin e Kurzaëa - nga kampionët e Francës. Koha për të rinisur një tratativë si duhet është dhe Psg duket e vetmja pretendente, sepse Juventus po sheh me shumë më tepër interes pistën Pogba.
View this post on Instagram

Domaći dres PSŽ-a za sezonu 2019/20.

A post shared by BUTASPORT.RS (@butasport.rs) on

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI