Flash

Kulisat/ Pse Ilir Meta i shkruajti ambasadorit Soreca?

Lapsi.al 3 July 2019
Kulisat/ Pse Ilir Meta i shkruajti ambasadorit Soreca?
Përtej toneve kordiale të komunikimit diplomatik, kundërpërgjigjja që Ilir Meta i bëri ambasadorit të BE pas thirrjes së tij për nisjen urgjent të dialogut ka një prapamendim të qartë. Më parë zoti Soreca pati deklaruar se: “Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale".

Ambasadori Soreca thirrje politikës shqiptare: "Uluni urgjent në dialog"!

Por nëntekti i qartë i presidenti është se kjo thirje po bëhet pas pilafit. Me një sërë pyetjesh gati retorike Meta kërkon se përse Soreka nuk e lëshoi kërkesën për dialig para 30 qershorit? Pse ai nuk e mbështeti nismën e kreut të shtetit? Pse ai nuk u ndie as kur parlamentarë të rëndësishëm gjermanë u veëofruan për të negociau dialogun?

Meta i bën disa pyetje me spec ambasadorit Soreca

Pas këtyre pyetjeve qëndron mendimi se ambasadorët e Tiranës e mbështetën Ramën drejt çmendurisë së tij për zgjedhje moniste, të cilat u vërtetuan edhe nga rezultati ku me gjithë manipulimet, shtimin e fletëve, morrakordimin e shifrave, votuan vetëm socialistët. Por loja e ndyrë diplomatike nuk përfundon këtu. Ambasadori Soreca u kujtua tani për dialog, kur Rama ka edhe gjithë parlamentin akaparoi edhe të gjitha bashkitë. Deri sa Rama nuk kishte mbërritur deri këtu qëndrimi diplomatik ishte: "këtë herë nuk ndërhyjmë në krizën Shqipëtare". Vetëm pasi Rilindaj i mori të gjitha Soreca u kujtua të thërrasë dialog urgjent i cili e ul në tavolinë kryeministrin nga pozitat e forcës. Pikërisht këtë hipokrizi donte të vinte në dukje Meta me pyetjet e tij diplomatike. ©Lapsi.al   

Të këshilluara

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha q...

16:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI