Flash

Raporti/ Cili ishte thelbi i mesazheve të Ilir Metës.

Lapsi.al 2 July 2019
Raporti/ Cili ishte thelbi i mesazheve të Ilir Metës.

Dalja publike e Ilir Metës ishte shprehje e një triumfi që u konfirmua si pas 30 qershorit, po ashtu edhe nga raporti paraprak i OSBE- ODHIR-it. E diela e fundit provoi se shqipëtarët iu ‘nënshtruan’ masivisht dekretit presidencial duke mos dalë në votime, ndërsa arbitri ndërkombëtar, përmes ambasadores Glover, hodhi poshtë gjithë rrugën e ndjekur nga Rama, Idajet Beqiri, KQZ dhe Kolegji zgjedhor duke sanksionuar se dekreti rrëzohet vetëm nga gjykata kushtetuese që nuk ekziston.

I nisur nga kjo mbështetje plebishitare e shqiptarëve dhe nga mburoja juridike ndërkombëare, presidenti i republikës doli më i çliruar duke demostruar pas datës fatale, shenja sigurie dhe force.

Kjo i dha mundësi Ilir Metës të shpallte sfidën që në datën e shpallur prej tij në 13 tetor, të votohet nga populli edhe për kreun e shtetit. Mesazhi se mund të hapet loja edhe për zgjedhje presidenciale përballë një kandidati socialist, tregon se Ilir Meta ndihet më i garantuar pas shifrave që ka në dorë pas 30 qershorit.

Mesazhi i dytë i fortë ishte ai i denoncimit të milionerëve dhe oligarkëve që “mbajnë peng kryeministrin”. Ilir Meta e quajti PPP (d)  organizatën e Politikanëve, Propagandistëve, Policisë së shantazhit dhe diplomatëve që kane braktisur qëndrimet europiano perendimore, duke theksuar: “është mirë mos e provojë askush kokfortësinë time për të mbrojtur vendin tim”.

Ilir Meta përmendi disa herë aferën e unazës së re banorët e cë cilës po vuajnë genocide ndërkohë që nga ata që palnifikuan të vidhnin miliona euro nuk ka asnjë të arrestuar.

 

Pika tjetër jashtë parashikimeve ishin mesazhet për diplomatët e huaj në Tiranë që janë bërë palë me qeverinë. Presidnti përmendi se po të njëjtët ambasadorë, duke nënkuptuar gjermanin Borshardt, ishin këtu edhe kur u bënë brenda natës ndryshimet kushtetuese të 2008-ës që e kanë çuar vendin në këtë derexhe. Ata tani diskutojnë për Kolegjin Zgjedhor dhe Idajet Beqirin ironizoi ai.

“Unë nuk e negocioj demokracinë as me ambasadat as me gjithë botën” këmbënguli presidenti duke theksuar se këto zgjedhje “ishin ndëshkim edhe për lojrat e ambasadave”. Ndërsa kur u pyet se mos këto qëndrime të forta i vinin vulën e antiamerikanit, ai ia ktheu: “Nipi i Spiro Kolekës nuk më nxjerr dot mua antiamerikan dhe as më heq dot vizën amerikane”.

Por ndërsa i fshikulloi ata ndërkombëtarë që po bëhen palë për të mbrojtur në vend regjimin e atyre që rrezultuan pakicë në 30 qershor, Meta i çoi një mesazh të qartë kancelartive të tyre për të bërë një dallim mes tij edhe Ramës. Ai tha se beson tek Shqipëria faktor stabiliteti në Ballkan, tek mardheniet e mira me fqinjët dhe te mos kthimi i vendit në “bazë e krimit ndërkombetar”.

Nisur nga këto pozita force Ilir Meta i bëri disa herë thirrje Edi Ramës të reflektojë dhe të thellohet për zgjedhjen e krizës që ka shkaktuar vetë, e ftoi atë të japë versionin e tij, ndonëse u distancua edhe njëherë nga opozita që ka slloganin “Rama Ik”. Thirrja imë është “Rama thellohu” nënvizoi Meta.

Por nëse kjo nuk ndodh, dhe nëse Rama dhe mbështetësit e tij që paguhen nga lobistën ndërkombëtarë nuk ndryshojnë kurs presidenti bëri deklaratën e fortë: “ Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, por si Avni Rustemi, Mic Sokoli, Mujo Ulqinaku” etj.

Pavarësisht nga ndonjë ekses në gjuhën presidnciale, ndonjë mbështetje në teori komplotiste të shpjegimit të krizës, apo ndonjë referencë historike e gabuar me ato që tha sot, Ilir Meta tregoi se e ka prituar me shumë ankth 30 qershorin dhe se goditja plebishitare që shqiptarët i bënë Ramës i ka dhënë siguri. Nëse mund të përmblidhet me një frazë, mesazhi i sotëm u bë nga pozitat e forcës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI