Flash

Kim tërhiqet nga linja e të brendshmeve shkak japonezët

Lapsi.al 2 July 2019
Kim tërhiqet nga linja e të brendshmeve shkak japonezët

Kim Kardashian ka shkaktuar debat të madh në shtetin e traditës dhe kulturës, Japoni.

Bukuroshja amerikane me prejardhje armene, prezantoi linjat e reja të të brendshmeve, të emëruar sipas një veshjeje tradicionale, “Kimono”.Kjo bëri që japonezët nisën të reagonin në rrjetet sociale kundër vendimit të saj dhe përhapën hashtagun #KimOhNo.Natyrisht, Kim duket si e frikësuar se mund të humb fansa në shtetin japonez, ajo u tërhoq nga vendimi i marrë ditë më parë.

“Të jesh një sipërmarrëse dhe shefja e vetes ka qenë një nga sfidat më të dobishme, me të cilat jam bekuar në jetën time. Ajo që e ka bërë të mundur për mua pas gjithë këtyre viteve ka qenë lidhja direkte e komunikimit me fansat e mi dhe publikun. Jam gjithmonë duke dëgjuar, duke mësuar dhe duke u rritur – e vlerësoj shumë pasionin dhe perspektivat e ndryshme që njerëzit sjellin tek unë”.

“Kur njoftova emrin e linjës sime të të brendshmeve, e bëra këtë me qëllimet më të mira në mendje. Markat dhe produktet e mia janë ndërtuar me gjithë përfshirjen dhe diversitetin në thelbin e tyre dhe pas një mendimi dhe konsiderate të kujdesshme, do të prezantoj markën time Solutionwear nën një emër të ri. Do të jemi në kontakt së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, shkroi Kim në një postim në Instagram.

Të këshilluara

Lil Nas X pranon homoseksualitetin (VIDEO)

Kënga e tij “Old Town Road” është padyshim hiti i padiskutueshëm i këtyre muajve të fundit, duke kryesuar dhe listën e rëndësishme të “Billboard” në Amerikë për...

12:23

Tayna më në fund krah Malumës (Video)

Tayna takoi më në fund këngëtarin e suksesshëm kolumbian në Cagliari të Italisë, në arenën Grandi Eventi ku mbahet edhe koncerti i Maluma-s. Videon ku duken ...

10:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI