Flash

Andi Lila mbetet në kampionatin grek: refuzohet oferta e Tiranës

Lapsi.al 2 July 2019
Andi Lila mbetet në kampionatin grek: refuzohet oferta e Tiranës

Ishte ëndërra e Tiranës, por duket se është e destinuar të mbetet e tillë. Andi Lila, mbrojtësi i përfaqësueses, sipas të gjitha mundësive do të vazhdojë të luajë në Superligën greke, edhe pas prishjes së kontratës me Pas Janina, kur skuadra ra një kategori më poshtë. Pikërisht në këtë fakt shpresonin bardheblutë për të marrë sërisht në skuadër 33 vjecarin, që me Tiranën ka luajtur nga 2008 në 2011. Por mbi mbojtësin, që është me parametër zero kanë bërë përpara dy klub greke, njëra prej të cilave është Pas Lamia, që sezonin e fundit e mbyll kampionatin në vendin e shtatë. Mbrojtësi ka luajtur 19 ndeshje për janiniotët për një total prej 1666 minutash, ndërkohë që në 7 vjet në Greqi ka koleksionuar 166 ndeshje, 7 gola e një assist.

Për Lilën ofertë konkrete ka bërë edhe Shkëndija e Tetovës, por mes tyre dhe Tiranës lojtari do të kishte zgjedhur bardheblutë. Lila e ka bërë gjithnjë të ditur se në Shqipëri do të luante vetëm për Tiranën dhe në këtë pikë të fortë të 24 herë kampionëve zinxhiri është këputur nga ndërhyrjet e klubeve greke. Dëshira e 33 vjecarit është të vazhdojë të luajë në një kampionat kompetitiv si ai grek, edhe pse ka lënë gjithnjë të hapur rikthimin një ditë tek Tirana, aty ku ndihet si në shtëpi…

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI