Flash

Video/ “Londinezë nuk lind, bëhesh!” – Arsenal prezanton fanellat e reja… e të huajt flasin me dialekt!

Lapsi.al 1 July 2019
Video/ “Londinezë nuk lind, bëhesh!” – Arsenal
Londinezë nuk lind, bëhesh. Ky është koncepti i prezantimit të fanellave të reja të Arsenal për sezonin 2019/20. Një ndjesi që skuadra e Emirates ka dashur ta përcejllë, duke kujtuar se nuk është i rëndësishëm vendi i lindjes, por shpirti që nxjerr në fushë: të gjithë mund të bëhen Gunners. E kështu, si me magji, në klipin e prezentuar nga klubi anglez, edhe ata që kanë lindur në Francë si Lacazette…flasin dialektin cockney. Zgjedhja e dialektit nuk është e rastësishme, por është ajo më e famshmja e mbështetësve të Arsenal. Adidas, që ka pritur fundin e kontratës së klubit me Puma për ti treguar botës fanellën e re, ka realizuar një spot që ka hyrë menjëherë në zemrat e tifozëve të skuadrës së Londrës së Veriut. Edhe për motivin se nga ana e dizenjos, të kthen në kohët kur Arsenal u bë simboli i përbashkët, në fundin e viteve 80 e fillimin e atyre 90. Jakë V, me një detaj të vogël blu, përvec ngjyrave klasike bardhë e kuq. Një rikthim në të shkuarën, duke parë nga e ardhmja. Rrëfimtarin në spot e bën Ian Wright, një legjendë e vërtetë në klub. Por në dialektin cockney, flasin yjet e huaj, ku spikasin Kolasinac, Özil e Bellerin. Qëllimi është i thjeshtë, por i thellë sa për të goditur tifozin imagjinar. Në fund shfaqet edhe Idris Elba. Aktori shpjegon se mund të kishte luajtur për Arsenal, por është i lumtur të bëjë tifozin dhe të prezantojë fanellën e zemrës…

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI