Flash

Plas gallata / Bashkitë ku ka më shumë vota në kuti sesa votues

Lapsi.al 1 July 2019
Plas gallata / Bashkitë ku ka më shumë vota në kuti sesa

Efekti Dako- Avdylaj i cili shkaktoi një "tërmet" të vërtetë në 2017, këtë herë po përsëritet në formë komike. Në disa Bashki të vendit manipulimi i votimeve të organizuara, votuara, kontrolluara dhe numëruara nga një parti e vetme po shpërfaqet qartazi. Deri më tani anomalitë qesharake janë vërejtur në Urën Vajgurore, në Malësinë e madhe dhe Divjakës.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare në Bashkinë e Urës Vajgurore, është evidentuar një mospajtim mes treguesve të pjesëmarrjësve në votim dhe të totalit të votave. Kandidatja e Partisë Socialiste, Juliana Mema (ne foto në mes me Ramën), që garoi për të fituar një mandat të dytë si kryebashkiake. U shpall fituese me 7,666 vota, ndërkohë që numri i votuesve i bërë i ditur nga organi zgjedhor mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së votimit, ishte 5900 (Tabela e pare poshtë).

Po ja si duket tabela e rrezultatit përfundimtar.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në Divjakë. Në këtë bashki, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja kanë votuar 13000 qytetarë.

 Image

Por pas përfundimit të numërimit të votave në Divjakë, kandidati i Edi Ramës, Fredi Kokoneshi (foto majtas) ka fituar me 13513 vota.

Thënë ndryshe në kutitë e votimit të Divjakës janë 513 vota më shumë se votues.

Image

Pra plot 513 vota më shumë.

Pas nuk ka mbetur as Malësia e Madhe. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së në këtë bashki në 30 qershor kanë votuar 7600 qytetarë.

Image

Por pas numërimit të kutive kanë rezultuar se brenda ishin 8265 vota.

Në Malësinë e Madhe ka fituar kandidati i Ramës Tonin Marinaj (foto djathtas) me 7772 vota ose thënë ndryshe 122 vota më shumë se votues. Duke llogaritur këtu edhe 493 vota që ka marrë Pjerin Spathari i Bindjes Demokratike dalin rreth 610 vota të futura në kuti më shumë se njerëz që janë paraqitur në votime.

Image

 

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI