Flash

“Ka një Sherif të ri në qytet” me këtë frazë Inter i jep mirëseardhjen Diego Godin

Lapsi.al 1 July 2019
“Ka një Sherif të ri në qytet” me këtë
Diego Godin është zyrtarisht një lojtar i Interit. Pikërisht nëpërmjet profilit të tij në Tëiter, në fakt, klubi zikaltër ka njoftuar blerjen, me parametra zero, të ish-mbrojtësit të Atletiko Madrid. Lojtari i datëlindjes 1986 ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2022, duke u bërë kështu blerja e parë e zikaltërve 2019/20, edhe pse me akord të arritur që janarin e kaluar. "Duhet historia për të qenë kompetitivë. Diego Roberto Godin Leal, histori ka shkruar shumë. Duke nisur nga Rosario, Uruguay, qytet ku ka lindur në 16 shkurt 1986. Një karrierë drejt lartësisë në të gjithë kuptimet: nga 186 centimetrat e shtatit deri tek ngjitja në futbollin Europian” shkruhet në komunikatën e Inter. E nisur me moshat në Montevideo, në Defensor Sporting. Pastaj tre sezone me Cerro, skuadra e kryeqytetit uruguajan. Kalimi tek Nacional në 2006/2007, përpara se të niste fluturimin drejt Europës me Villarreal. Në 2010 transferimi tek Atletico Madrid e kurorëzoi. Në Madrid Godin u shndërrua në pikën e referimit absolut: për mbrojtjen e Colchoneros e për të gjithë tifozët. Lider, tërheqës, shembull. Një Liga (2013-2014) me golin e tij deciziv, në ndeshjen e fundit kundër Barcellona. Një Kupë Mbreti, një Superkupë Spanje, tre Superkupa Europiane, dy Europa League. Me Uruguay po shkruan faqe të historisë së kombëtares Celeste, me të cilën ka diskutuar 131 ndeshje, duke shënuar 8 gola, e me të cilën ka ngritur Kupën e Amerikës 2011. “Ka një Sherfi të ri në qytet”: Diego Godin është për të gjithë 'jefe de la defensa': tani do të sjellë eksperiencën e tij në shërbim të Milanos zikaltër. #ËelcomeDiego!".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI