Flash

Justin Bieber përleshje virtuale me Taylor Swift

Lapsi.al 1 July 2019
Justin Bieber përleshje virtuale me Taylor Swift

Ditët e fundit për Taylor Swift nuk kanë qenë aspak të mira.

Këngëtarja është duke u përballur me disa probleme serioze lidhur me karrierën e saj dhe shkak për këtë është bërë ish-menaxheri Scooter Braun.

Scooter ka kërkuar të drejtat e shitjes së disa këngëve të këngëtares që janë prodhuar gjatë kohës kur ata bashkëpunonin.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak këngëtares dhe ajo menjëherë reagoi në një postim në Twitter ku tregonte indinjuar se kjo nuk ishte aspak normale.

Këngëtarja tregoi se gjatë kohës kur punonte me Braun ka qenë e bullizuar dhe ai përpiqej në çdo moment të përfitonte nga ajo.

Më pas, këngëtarja postoi në Instagram një screenshot të një videoje ku shfaqej Justin Bieber, Sooter Braun dhe Kanye West që talleshin me Taylor-in.

“Ky është Scooter Braun, personi që ushtronte bullizëm për mua në rrjete sociale në kohën kur isha e shkatërruar. Ai do të ketë të drejtën e të gjithë muzikës që kam shkruar deri tani”,- shkruante këngëtarja mbi video.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Justin Bieber, i cili aktualisht menaxhohet nga Braun, duke i dalë atij në mbrojtje.

“Në atë kohë kam menduar se ishte për të qeshur,” shpjegoi ai. “Më pas, kuptova që ishte e pahijshme. Në fakt ishte Scooter personi që më tha që videoja nuk ishte një shaka”, shkruan Bieber.

Justin shton se kjo që po bën Taylor është e tepërt dhe artistja po e kalon cakun.

Ai thekson se kjo nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur gjërat dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale kundër Scooter.

Në fund Bieber shton se ai dhe menaxheri kanë për këngëtaren vetëm dashuri dhe shpreson që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt.

Të këshilluara

Seven Saraqi sjell këngën e re (VIDEO)

Këngëtari ka bërë një pauzë prej gati gjashtë muajsh përsa i përket publikimeve të projekteve muzikore. Publikimi i projektit të fundit të tij ishte ‘Ti po rren...

11:15

Taylor Swift, probleme me ish menaxherin

Taylor Swift nuk i ka gjërat mirë së fundmi dhe shkak për këtë është bërë ish-menaxheri i saj, Scooter Braun, i cili ka kërkuar të drejtat e shitjeve të disa pr...

10:30

Dua Lipa, në intimitet me Chris Martin

Së fundmi, sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, këngëtarja me origjinë shqiptare është parë duke u puthur me vokalistin e grupit të famshëm Coldplay, këngëtari...

10:00

Dafina Zeqiri, në lidhje të re

Dafina Zeqiri ka qenë gjithmonë shumë e komentuar në media për jetën e saj private. Muaj më parë ajo i dha fund lidhjes me parterin prej disa kohësh Jose dhe...

15:46

Henry Cavill vjen si Sherlock Holmes

Pasi interpretoi Superman-in në tre filma, Henry Cavill është gati të marrë përsipër rolin e personazhi ikonë Sherlock Holmes. Nuk ka asnjë projekt të ri ded...

14:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI