Flash

Neymar një hap larg Barcelonës: Psg dhe katalanasit fiksojnë çmimin

Lapsi.al 30 June 2019
Neymar një hap larg Barcelonës: Psg dhe katalanasit fiksojnë

Barcelona është gjithnjë e më pranë Neymar. Falë ndërmjetësve të dy agjentëve Pini Zahavi e Kia Joorbachian, që kanë bindur Psg të ulë pretendimet (nga 300 në 200 milionë euro), tratativa është futur në batutat e fundit, edhe pse interesimin i të dy klubeve është ta mbyllin sa më shpejt. Francezët janë të gatshëm të pranojnë të paktën një lojtar në këmbim (Coutinho, por preferohet edhe Dembélé, Rakitic e Umtiti).

Situata përjetohet ndryshe në dy qytetet - Parisi është i bezdisur nga sjelljet e tij dhe nuk do ta shohë më me sy - Barcellona që është gati ta falë për lamtumirën e dy viteve më parë dhe ta përqafojë sërisht kampionin brazilian. Rikthimi në Katalonjë i Neymar është gjithnjë e më afër, për lumturinë e të gjithëve. Duke nisur nga braziliani e familja e tij, që nuk u ambjentuan kurrë në kryeqytetin francez, duke kaluar tek tekniku Tuchel, i lodhur nga kapriçot e O Ney, për ta mbyllur tek dhomat e zhveshjes së Barcelonës, ku Messi e Suarez janë gati ta mirëpresin mikun e tyre. Sheikët janë bindur ti vijnë përballë ofertës së katalanasve, nga drejtori i ri sportiv Leonardo, që e di mirë se bashkëkombasi i tij nuk do të kthehet më në Paris.

Ashtu si bën të ditur e përditshmja katalanase 'Sport', është në interesin è të dy klubeve të mbyllin sa më shpejt operacionin për tu përqendruar më mirë në projektet sportive. Me cmimin të fiksuar - 200 milionë euro - mbetet të mësohet vetëm se cili lojtar do të futet në bisedime.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI