Flash

F1/ Verstappen i rrëmben fitoren Leclerc në Austri me një manovër në limite

Lapsi.al 30 June 2019
F1/ Verstappen i rrëmben fitoren Leclerc në Austri me një

Nuk është e thënë që Charles Leclerc ti gëzohet fitores së një Cmimi të Madh në Formula 1. Është venitur pikërisht në të 68° nga 71 xhirot e cirkuitit, fitorja e parë për pilotin e Ferrari. Festën në GP të Austrisë ia ka prishur Max Verstappen, protagonist i një rikuperimi fenomenal, që kulmoi me një parakalim të egër ndaj ferraristit. Manovra në fund përfundoi nën hetimin e komisarëve. Në podium edhe Bottas, që ka lënë pas Vettel e Hamilton.

Sido të jetë, ishte një garë spektakolare nga xhiro e parë tek e fundit, edhe pse në fund zhgënjimi është i gjithi i Ferrari. Leclerc ka parë edhe njëherë ti ikë fitorja, ashtu si i ndodhi në Bahrain. E në Spielberg, fajin e ka patur Verstappen që përsëriti suksesin e 12 muajve më parë, duke treguar grintë e agonizëm sportiv jashtë normales. Ndoshta tepër për Leclerc, që është ankuar se është shoqëruar jashtë piste, në momentin e parakalimit deciziv. Drejtuesit e garës kanë vizionuar filmimet, por kanë vendosur të lejojnë vazhdimin. Një motiv më shumë për të akuzuar nga ana e skuderisë së Maranello.

Merita është e gjitha e Verstappen, që ka rregulluar një start shkatërrimtar me një garë të cmendur, ku në 20 xhirot e fundit u tregua i pakapshëm. Mund të jetë i pari nga shumë duele të tjerë në të ardhmen, e me shumë mundësi e kuptuan edhe kampionët Leëis Hamilton e Sebastian Vettel. Dy rivalët kanë përjetuar një të dielë të vështirë. Anglezi ka ndërruar balloren e makinës, pasi dëmtoi njërën anë, ndërsa gjermani vuajti një gabim të madh në pit stop e parë (gomat nuk ishin gati) e u desh të ndalonte një herë të dytë. Nuk ka podium për ta, edhe pse Valtteri Bottas u pozicionua para tyre për fare pak.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI