Flash

Kulisat/ Mesazhi amerikan që bëri të tërhiqen Basha dhe Kryemadhi

Lapsi.al 29 June 2019
Kulisat/ Mesazhi amerikan që bëri të tërhiqen Basha dhe
Tonet e forta që Mathew Palmer përdori gjatë intervistës për Zëri i Amerikës janë vetëm ana e dukshme e mesazhit që liderët e opozitës kanë marrë prej disa ditësh nëse ata planifikojnë dhunë dhe përplasje në votimet e 30 qershorit.  Zv.ndihmës sekretar i shtetit theksoi se "është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm". Dhe ai e shpuri më tej kërcënimin: "Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara" Këtë deklaratë që publiku shqiptar e dëgjoi vetëm të premten, Basha dhe Kryemadhi e kanë marrë si mesazh që në fillim të javës. Kreu i PD-së bëri një parapakthehu të martën që pas momentit që në zyrën e tij parakaluan numri një i ambasadës amerikane dhe homologu i saj i BE. Lexo me tej:

Andi Bushati:Basha, Kryemadhi, “revolucionarë” me negocim

Në pasditen e së njëjtës ditë Basha që prej muajsh betohej se nuk do të lejonte votime me asnjë mjet në 30 qershor, e ndryshoi kursin 180 gradë duke pohuas se "dhuna shkon në interesin e Edi Ramës" Ai thirri në zyrën e tij edhe kryetarët të partrive aleate për ti thënë se opozita i kishte gjërat në rregull dhe ajo duhet të shmangte përplasjen civile. Ndonëse militantët e opozitës shprehën një  antipati të madhe ndaj Mathew Palmer, duke i gjurmuar atij edhe lidhjet e tij serbe, në të njëjtën linjë me Bashën u rendit edhe Kryemadhi. Menjëherë pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të shtetit nga selia e LSI doli deklarata: “Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe veprimtarëve të saj në të gjithë Shqipërinë, që të mos bien pre e provokimeve të cilat do të vijnë duke u shtuar, pasi makineria kriminale e pushtetit të votave të krimit, e përfshirë prej panikut e frikës së ndëshkimit të afërm, do të përpiqet me çdo mjet dhe me çdo mënyre të krijojë kaos, konfuzion dhe konikt, për të përligjur përpjekjen kriminale të Edi Ramës për të rrëzuar Republikën dhe për të marrë peng shtetin”.

Profil/ Kush është ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë

Natyrisht që këtu ka një nonsens. Sado i kriminalizuar që të jetë, Edi Ramës nuk i intereson dhuna në 30 qershor. Atij i intereson të fusë në xhep të 61 bashkitë, që nesër nëse i duhet të negociojë ta bëjë këtë nga pozitat e forcës. Prandaj jo më kot ai shpiku të gjitha llojet e kërcënimeve për ata që priteshin të kryeenin veprime radikale ditën e votimeve, ndërkohë që ishin liderët opozitarë ata që thoshin se nuk do të lejonin zgjedhje në 30 qershor. Pra është e qartë se ata që janë zbythur janë Basha dhe Kryemadhi. Ata ndoshta kanë imagjinuar se do të bënin një revolucion me leje nga ambasada amerikane, apo një kryengritje me licencë ndërkombëtare. Dhe kur për këtë shpresë iu thyen turinjtë, ata i kanë besuar më shumë zyrtarëve të huaj sesa kredos së tyre. Kjo shpjegon dhe faktin se pse pas deklaratave të Palmertit ata kanë gjetur justifimimin absurd: "Dhuna i intereson Edi Ramës". ©Lapsi.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI