Flash

Elvana dhe Capital T në një bashkëpunim të dytë

Lapsi.al 29 June 2019
Elvana dhe Capital T në një bashkëpunim të dytë

Elvana Gjata dhe Capital T kanë ribashkuar forcat për një projekt të ri, i cili me siguri do të kthehet në hitin e kësaj vere. Pas suksesit të padiskutueshëm të ‘Lejla” artistët janë bërë bashkë për një tjetër këngë. “Prive.al” ka zbuluar se kënga do të publikohet ditën e sotme dhe klipi i saj është realizuar në Turqi.

Dyshja ka qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale kohët e fundit, megjithatë ende nuk ka zbuluar se janë duke punuar bashkë dhe kjo do të jetë një surprizë për fansat e tyre.

Mbrëmjen e kaluar Capital T ka publikuar një foto me mbishkrimin, “Qetësi para stuhie”, dhe sigurisht ka ngjallur mjaft kuriozitet tek të gjithë.

Ndërsa Elvana mësohet se sërish ka marrë ekipin e saj me vete për t’u kujdesur për pamjen e saj. Pak ditë më parë stilisti Valdrin Sahiti publikoi një foto mjaft ekstravagante të Elvanës, e cila me siguri do të jetë pjesë e klipit.

Kujtojmë se projektet më të fundit muzikore të artistëve janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe renditen në këngët më të dëgjuar të momentit.

Të këshilluara

Ylli i Pretty Little Liars 6-muajshe shtatzanë

Ylli i serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell pak orë më parë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm shumë të bukur. Nëpërmjet një fotoj...

11:43

Eva Longoria, në kopertinë me të birin

Një fotografi e 44 vjeçares u botua në kopertinën e botimit të revistës së prindërve, së bashku me djalin e saj të çmuar, njëvjeçar, Santiago.  Në faqet e boti...

17:33

Pamela publikon mesazhet me ish gruan e Rami

Nuk vonoi kundërpërgjigja nga Pamela pēr Rami e cila publikoi e-mailet e shkëmbyera me ish-partneren e tij, Sidonie Biemont e cila është dhe mamaja e dy fëmijëv...

15:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI