Flash

Çfarë tha Khloe pasi Tristan i shprehu ndjenjat publikisht

Lapsi.al 29 June 2019
Çfarë tha Khloe pasi Tristan i shprehu ndjenjat publikisht

Khloe Kardashian është po aq e çuditur sa të gjithë ne pas postimit publik në të cilin Tristan-i i uronte ditëlindjen duke e konsideruar “njeriu më i bukur që ka njohur, brenda e jashtë”.

Burime për “People” treguan se bjondia e familjes Kardashian nuk di si të reagojë ndaj publikimit të papritur të ish- partnerit tradhtar, me të cilin ka një vajzë 1 vjeçe, True-në. Khloe gjithashtu qenka detyruar të sqarojë se ata “kanë një fëmijë bashkë, por nuk janë bashkë”.

Sa i takon pjesës tjetër të Kardashian-ëve- asnjëri prej të cilëve nuk ka reaguar publikisht ndaj postimit të ish- kunatit- ata mendojnë se Tristan e bëri për të fituar simpatinë e publikut.

Postimi i tij i zuri të gjithë të papërgatitur për shkak se vetëm pak muaj më parë, Tristan u përfshi për herë të dytë në një skandal tradhtie ndaj Khloe-s, veçse këtë herë me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods.

Bashkë me një foto të ish- partneres me të bijën në krahë, Tristan shkruajti:

“Gëzuar ditëlindjen, Khloe Kardashian”, e nis Tristan-i, “Je njeriu më i bukur që kam njohur, brenda e jashtë. Faleminderit që je një mama e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti për shembull. Të uroj veçse sukses dhe uroj që pozitiviteti të bekojë rrugën tënde. Shijoje ditën tënde, Koko.”

Të këshilluara

Eva Longoria, në kopertinë me të birin

Një fotografi e 44 vjeçares u botua në kopertinën e botimit të revistës së prindërve, së bashku me djalin e saj të çmuar, njëvjeçar, Santiago.  Në faqet e boti...

17:33

Pamela publikon mesazhet me ish gruan e Rami

Nuk vonoi kundërpërgjigja nga Pamela pēr Rami e cila publikoi e-mailet e shkëmbyera me ish-partneren e tij, Sidonie Biemont e cila është dhe mamaja e dy fëmijëv...

15:46

Lady dhe Bradley, sërish bashkë në film

Pas suksesit të “A Star is Born”, ku Bradley Cooper dhe Lady Gaga, shkëlqyen aq shumë si një çift i një dashurie sa të madhe aq edhe jo funksionale, sa bënë që ...

14:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI