Flash

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Lapsi.al 27 June 2019
Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD
Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të justifikuar propagandën elektorale pas publikimit të përgjimeve dhe për t'u hedhur hi syve ndërkombëtarëve, që janë të shokuar nga ato që kanë dëgjuar me veshët e tyre. Megjithëse kryeministri shpalli me pompë se këtë radhë do të ishte një gjykatë gjermane ajo që do të vendoste drejtësinë në vend, megjithëse ai pajtoi për këtë qëllim një prej avokatëve më të shtrenjtë dhe të njohur në atë vend, Matthias Prinz, CV-ja e të cilit është mjaft e pasur në mbrojtjen e VIP-ave si David Beckham, familja mbretërore suedeze, Audi, T-Mobile, princesha e Hanoverit etj, ai nuk ka hedhur asnjë hap konkret në këtë drejtim. Lexo më tej:

Gjyqi me BILD/ Kush është avokati i Ramës që mbron milionerët (FOTO)

Këtë e konfirmoi edhe Flutura Kusari, Këshilltare ligjore në Qëndrën Europiane për Lirinë e Shprehjes në Gjermani. Ajo ishte pak ditë më parë pjesë e delargacionit të 7 organizatave më të mëdha botërore për lirinë e medias, që ishin në Shqipëri dhe patën një takim me Edi Ramën. "Kryeministri na u zotua se nuk do të kishte padi gjyqësore ndaj gazetarëve" ,tha ajo në një intervistë televizive për Fax News. Po ashtu kjo qendër është informuar se nuk ka ende asnjë padi në gjykatat gjermane kundër gazetarit Peter Tiede. Pra ende sot kur flitet për procese dhe zbardhje të së vërtetës në një demokraci të konsoliduar si ajo gjermane, nuk ka nisur asnjë procedurë në atë vend. Rama thjeshtë i ka dhënë avokatit të miliarderëve, Matthias Prinz prokurën për ta shqyrtuar në emër të tij këtë çështje.  Por avokati gjerman ka mundësi që edhe t'i thotë se këtu nuk ka çështje për të çuar në gjykata, se përgjimet janë të vërteta dhe të ligjshme, se ato përbëjnë interes publik dhe jo prekje të privacisë së ndokujt dhe afera të mbyllet. Në këtë mënyrë procesi mes BILD dhe kryeministrit shqiptar evitohet, por edhe ky i fundit e arrin qëllimin duke u shtirur në kulmin e skandalit se ai ishte i bindur në pafajësinë e PS në vjedhjen e zgjedhjeve dhe prandaj po kërkonte drejtësi. Pra nuk përjashtohet versioni që e gjithë çështja e gjyqit me BILD të jetë thjeshtë një lëvizje propagandistike. ©Lapsi.al  Intervista e plotë e Flutura Kusari Këshilltare ligjore në Qëndrën Europiane për Lirinë e Shqprehjes në Gjermani  https://youtu.be/EagC6pSFTN8

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI