Flash

Shorteu “Bli dhe fito” me Kartat Alpha American Express shpërbleu 13 klientë me çmime fantastike

Lapsi.al 26 June 2019
Shorteu “Bli dhe fito” me Kartat Alpha American Express

Pesë Apple iPhoneX, pesë Apple iPad, dy udhëtime turistike në Greqi dhe një çmim i madh, një makinë Volkswagen Up!

Këto ishin 13 çmimet fantastike që u fituan sot më datë 26 qershor gjatë shorteut “Bli dhe fito” me Kartat American Express nga Alpha Bank Albania. Shorteu u hodh “live” në rrjetet sociale të Bankës në orën 11.00 dhe në të morën pjesë të gjithë ata kartëmbajtës, të cilët nga data 1 mars deri më 31 maj 2019 kishin bërë transaksione me vlerën mbi 10.000 lekë.

Përgjatë gjithë viteve që Alpha Bank Albania operon në Shqipëri, përherë në fokus ka patur klientët e saj, duke krijuar produkte dhe oferta të favorshme për ta e shorteu “Bli dhe fito” ishte një nga shumë ofertat inovatore që banka ka hedhur në treg këtë vit.

Kartat American Express në Shqipëri lëshohen ekskluzivisht nga Alpha Bank Albania dhe shoqërohen nga një sërë përfitimesh në udhëtim dhe gjithashtu janë pjesë e Programit të Shpërblimit Alpha Bonus, ku kartëmbajtësit përfitojnë deri në 5% rimbursim në çdo përdorim pranë tregtarëve të përzgjedhur.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë, nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh të tjera alternative, si ATM, web dhe mobile banking, si edhe 1.400 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS). (artikull promocional)

Të këshilluara

Pse nuk duhet ta përdorni celularin në WC

Smartfonët janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës sonë dhe shumë nuk i heqin nga dora as kur hyjnë për të kryer nevojat e tyre personale. Sipas studi...

23:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI