Flash

Bilanci/ Ku po tubohen demokratët për të prishur zgjedhjet

Lapsi.al 26 June 2019
Bilanci/ Ku po tubohen demokratët për të prishur zgjedhjet

Pavarësisht se krerët e opozitës në qëndër po tregojnë stepje dhe ngrurim, si pasojë e shantazhit të ndërkombëtarëve apo më keq akoma nga shpresa e ndonjë pakti me Edi Ramën në zonat më të nxheta blu, ka filluar organizimi për pengimin e farsës elektorale të 30 qershorit. Kështu kryebashkjakja e Skodrës, Voltana Ademi ka paralajmëruar KZAZ-të në mënyrë të ripërsëritur që të mos tentojnë që të futen në ambientet që kanë përcaktuar për këtë funksion, pasi nëse do të

tentojnë një veprim të tillë do të shkelin ligjin.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Basha, Kryemadhi, “revolucionarë” me negocim

Në shkresën e firmosur nga Ademi (poshte) theksohet se bashkia po zbaton dekretin e Metës që anuloi zgjedhjet, prandaj asnjë individ i paautorizuar të mos tentojë qëë të hyjë në asetet (ambientet) në pronësi të bashkisë. “Jemi të vendosur ti menaxhojnë ambientet në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në cdo rast që do të cenohen institucionet, të gjithë shkelësit do të kallëzohen penalisht. Objektet janë të paprekshme pa lejen e bashkisë” thuhet në njoftim që mban datën e sotme.

Résultat de recherche d'images pour "voltana proteste shkoder"

Me tone më të forta ka folur edhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka mbledhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të degës Kamëz dhe Paskuqan.“Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë 'Shqipërinë si gjithë Evropa"- ka deklaruar Mziu. "Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature" thuhet në një njoftim të dalë pa përfundimit të kësaj mbledhje.

Image

Në të njëjtën gjatësi vale janë treguar edhe strukturat e dmokratëve të Kurbinit që shkojnë përtej hezitimit të ditëve të fundit të Lulzim Bashës. Kreu i deges së PD-së në këtë zonë, Behar Haxhiu (poshte), pas takimit me strukturat e drejtuese ka theksuar se kurbinasit do t'i thonë jo votës farsë të 30 qershorit, duhet të respektojmë verdiktin e Presidentit të Republikës, ndaj zgjedhjet nuk do të mbahen në Kurbin. Ndër të tjera ai ka shtuar se ai ka bërë dhe njoftim publik si Kryetar i degës së Partisë demokratike në Kurbin, drejtuar disa institucioneve, si Misionit të OSBE/ ODHIR, KZAZ nr 15 Kurbin, komisariatit të Kurbinit si dhe KQZ. Në deklaratë thuhet se ligji për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisëpo shkelet nga pushtetmbajtësit, ndaj ne do të respektojmë verdiktin e Presidnetit të Republikës z. Ilir Meta. Më preciz se homologët e tij, Haxhiu ka saktësuar s protestat do të zgjasin nga 27 qershori deri me 2 korrik "në çdo qytet, lagje rrugë nacionale dhe fshatra për zbapsjen e zgjedhjeve tërësisht të paligjshme".

 

Ndërkohë policia dhe prokuroria janë vënë në lëvizje për të intimiduar kryebashkiakët e opozitës që pretendojnë se mbrojnë dekretin e presidentit për anullimin e 30 qershorit.

Si Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj dhe ai i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, janë vënë nën hetim për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore". Policia e Lezhës thotë se Frrokaj ka kryer këtë vepër penale në deklaratat e tij publike në media. ‘Ne i kemi bërë të gjitha shkresat dhe do ti bëj kallëzim çdo personi të paligjshëm që gjendjet në institucionet e paligjshëm. Do mbroj pronat e mia deri në pikën e fundit. Nëse nuk i mbroj unë kam shkel ligjin’ mësohet të ketë thënë Frokaj. Ndërsa Kapllnaj  ka pohuar: "Unë si kryebashkiak do të zbatoj vetëm dekretin e Presidentit të Republikës që anulon zgjedhjet e 30 qershorit. Pra në përmbushje të këtij detyrimi ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e mija si kryetar i bashkisë për mos të lejuar shkeljen e dekretit të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI