Flash

Mercedes e Hamilton padronë të Formula 1: edhe në Francë mbretëron anglezi

Lapsi.al 23 June 2019
Mercedes e Hamilton padronë të Formula 1: edhe në Francë

Lewis Hamilton triumfon në GP e Francës e rrëmben kështu fitoren e gjashtë sezonale, të katërtën radhazi. Dominim total për kampionin e botës në Le Castellet, në një garë praktikisht pa emocione. Vendi i dytë për Mercedes tjetër të Valtteri Bottas, që nuk po arrin më të rivalizojë anglezin, ndërsa në podium ngjitet edhe Charles Leclerc me Ferrari. Vetëm i pesti Sebastian Vettel, apas shpinës së Red Bull të Verstappen.

Një formalitet. Nuk mund të përcaktohet ndryshe triumfi i Hamilton në Le Castellet. Britaniku nisi pa asnjë gabim, mbajti pas Bottas (jo vecanërisht agresiv) e përcaktoi garën në krye me xhiro të shpejta, me një lehtësi carmatosëse. Mercedes rrëmbeu kështu fitoren e dyfishtë të gjashtë që kur ka nisur sezoni dhe të tetën radhazi. Shkatërrimtare performance e Lewis, që për të katërtën fundjavë radhazi ka lënë pas shokun e skuderisë, duke u diferencuar - 36 në klasifikim. Më afër se kurrë, skuderia e Brackley, mundësisë për të shtuar rekordin prej 11 sukseseve radhazi në start, që zgjat që nga 1988 dhe i takon McLaren të Senna e Prost.

Ferrari bëri minimumin e mundshëm, duke mbyllur një fundjavë në të cilën SF90 nuk u duk asnjëherë në gjendje të garojë me rivalët. Leclerc u tregua i aftë të mbante furinë e Verstappen në nisje, mbrojti mirë vendin e tretë e në xhiron e fundit gati befasoi Bottas, që ishte në krizë gomash. Vettel, pas vendit të shtatë në kualifikuese, arriti të rikuperojë vetëm deri në vendin e pestë, duke marrë në fund një pikë shtesë për xhiron e shpejtë falë gomave soft. Sigurisht, jo përgjigja që pritej prej tij pas zhgënjimit të Montreal. Klasifikimi, për Seb, thotë - 76 nga kreu e nëse nuk është kapitullim, shumë pak e ndan.

Të këshilluara

CR7, relaks në Greqi me një super bakshish

Kur vjen puna tek relaksi, dihet, Cristiano Ronaldo nuk sheh kurrë për shpenzim. E kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për vilën e tij luksoze në resort në Cos...

14:39

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI