Flash

Skandali i trukimeve përfshin Serie A. El País: "Oikos trukoi Cagliari-Frosinone"

Lapsi.al 22 June 2019
Skandali i trukimeve përfshin Serie A. El País: "Oikos trukoi

Titulli i País nuk lë asnjë hapësirë për dyshime: "Operacioni Oikos ka trukuar ndeshjen mes Cagliari e Frosinone në Serie A". Një faqe e tërë e dedikuar për ndeshjen e dyshuar si të trukuar në 20 prill, përfunduar 1-0 për vendasit falë një penalltie që në të përditshmen politike spanjolle e përshkruajnë kështu: "Lojtari i krahut të djathtë të Frosinone, Francesco Zampano, shkel në mënyrë shumë të pakujdesshme një sulmues".

Akuza është e rëndë e për El País bazohet mbi disa përgjime të zbardhura nga hetimi Operacion Oikos që po trondit futbollin spanjoll e në të cilat ka pasur akses gazeta madrilene. Sipas El País hetuesit janë të bindur që Carlos Aranda, ish-futbollist i konsideruar si kreu i grupit që merret me baste, duke u mbështetur tek Mattia Mariotti, një roman rezident në Malaga, qyteti i Aranda, ka arritur tek lojtarët e Frosinone, duke i bindur të rregullojnë ndeshjen me Cagliari.

Në fund policia spanjolle ka arritur në përfundimin falë disa përgjimeve: në një nga të cilat Aranda e Mariotti flasin për lojtarët e Frosinone e për manaxherin e skuadrës, me italianin që siguron spanjollin se mund të arrijë tek futbollistët përmes 'intelektualit' një mik i tij që administron bastet klandestine e të cilit menaxheri i skuadrës së Frosinone i detyrohet një shumë parash. Një përgjim tjetër zbulon Aranda, ti thotë një bashkëpunëtores së tij që administron agjensitë e basteve që ish-lojtari ka në Malaga, të vendosë bastin prej mijëra euro për fitoren e Cagliari.

Cagliari ka komentuar cështjen me një komunikatë, duke qendruar plotësisht jashtë kësaj afere. "Cagliari Calcio ka mësuar me habi nga organet e shtypit se është përmendur në një cështje të lidhur me një veprim të paligjshëm, në hetimin e operacionit të quajtur “Oikos". Klubi shpreh përjashtimin total nga këto ngjarje, duke paralajmëruar këdo të mos citojë ose afrojë emrin e Cagliari, në mënyrë të gabuar, por të tregojnë kujdes në ruajtjen e imazhit dhe ndershmërisë së klubit".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI