Flash

Sarri takon Cristiano Ronaldo në Costa Azzurra: këto janë propozimet e teknikut

Lapsi.al 22 June 2019
Sarri takon Cristiano Ronaldo në Costa Azzurra: këto janë

Është kryer në Costa Azzurra, e jo në Greqi si u mendua, takimi i pritur mes Cristiano Ronaldo e Maurizio Sarri. Ashtu si raportojnë mediat, kampioni portugez, aktualisht me pushime në jahtin e tij në Villefranche, është takuar me trajnerin e ri bardhezi i shoqëruar nga Fabio Paratici: një mbledhje njohëse në të cilën Sarri ka shprehur opinionet e tij për lojën që ka ndërmend ti japë skuadrës në të cilën CR7 do të jetë pyka ofensive. E ndërkohë, për merkaton, komplikohet cështja Pogba, me United që po bën mur për ëndërrën bardhezi.

Nga fjalët tek faktet. Pas njoftimit në konferencë për shtyp, larg nga sytë indiskretë është zhvilluar takimi i rëndësishëm mes Sarri e Ronaldo, në prezencë edhe të Paratici. Trajneri i ri i ka shpjeguar portugezit se e do më afër portës, pra më qendërsulmues në krahasim me vitin e kaluar dhe është gati ta ndërtojë skuadrën rreth tij, në mënyrë që ti vijnë shumë më tepër topa e të shënojë si në kohët e Real Madrid. Nga sa u kuptua, biseda e parë ishte pozitive për të dy.

Këshilla edhe për merkaton, por nëse afrohet de Ligt, ëndërra Paul Pogba rrezikon të mbetet e tillë. Si raporton 'Marca', në fakt, Manchester United ka ngritur barrikadë me një refuzim të thatë ndaj propozimeve të Real Madrid e Juventus, duke deklaruar se mesfushori është i pashitshëm pavarësisht se Pogba e konsideron të mbyllur ciklin e tij në Angli.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI