Flash

Kampionati 2018-19, katër skuadra "grinden" që tani për të rënë nga kategoria

Lapsi.al 21 June 2019
Kampionati 2018-19, katër skuadra "grinden" që tani për

Nuk është vigjilja normale e kampionatit: nuk është aspak për mënyrën se si po vijnë pothuaj gjysma e skuadrave të Superiores, që në këtë pikë duket se do të grinden kush të zbresë e para nga Kategoria. Është e shëmtuar për ta thënë, por tre prej tyre janë peng të problemeve financiare dhe e katërta mund ti shtohet, të shpresojmë që jo, në mënyrë të shpejtë, por jo të papritur.

Eksodi i Flamurtarit dhe një ngërc me pushtetin vendor, që nuk sheh dritë në fund të tunelit, e ka lënë formacionin vlonjat me zgjedhjet e dyta, që një sezon më parë ishin zgjedhjet e treta. Kjo sa për të shpjeguar forcën me të cilën Flamurtari do të futet, deri tani, në sezonin e ri. Pesë titullarë të larguar, 4 të tjerë me letrat në duar, një trajner që nuk ka folur por po bën gati valixhet dhe asnjë lajm për merkaton hyrëse.

Gati gati, panorama që gjen në Gjirokastër. Tek Luftëtari mezi pritën të mbyllet sezoni për të ikur me vrap. Rrapo, Aleksi, Xhekson apo ndonjë tjetër që punon nën rrogoz shohin sistemimet e mundshme, jashtë apo brenda Shqipërisë, e largimi i Ahmatajt tre javë nga fundi është indikatori më i mirë për atmosferën që mbizotëron tek bluezinjtë.

Në anën tjetër, edhe ata që vijnë nga poshtë, Vllaznia në këtë rast vjen me problem të theksuar, me paqartësi financash, lojtarësh e deri trajneri. Shkodranët me grupin që kanë, madje pak më të fortë, ranë nga kategoria dy vjet më parë, e nëse nuk forcohen për Superioren shkojnë drejt një déjà vu rezultati. Askush në Shkodër nuk di të japë një shpjegim mbi atë cfarë i prêt kuqeblutë për sezonin e ri, ku as buxheti nuk lëvrohet e as lëvizje në merkato nuk bëhen dot: vendos Bashkia dhe kush e administron, sot apo nesër.

E nëse panoramës së trishtë i shtojmë edhe një vendim negativ, të mundshëm, për Skënderbeun nga CAS, atëherë janë katër pretendentët për të rënë nga kategoria në start

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI