Flash

Futbolli humbet sulmuesin e saj më elegant: Fernando Torres thotë mjaft

Lapsi.al 21 June 2019
Futbolli humbet sulmuesin e saj më elegant: Fernando Torres thotë
Eleganca e aplikuar në futboll, por edhe teknikë në shërbim të lojës së bukur dhe tifozëve. Ka patur një kohë në të cilën Europa ishte e mahnitur nga një djalosh, një Niño në spanjisht për saktësim, i aftë të shënonte gola spektakolarë - e decizivë - në të gjitha mënyrat. Fernando Torres në pjesën qendrore të karrierës së tij ka qenë sigurisht një prej sulmuesve më të fortë të futbollit europian, nga 2002 në 2010/11. Tashmë, në 2019, ka vendosur të thotë mjaft. Shumë dëmtime e kanë bërë të mendojë se është koha për sfida të reja jashtë fushës. I rritur tek Atletico Madrid ku mbërriti në skuadrën e parë si djali i cudirave, Torres kontratën e parë si profesionist e ka firmosur 15 vjec me debutimin në Segunda Division në maj 2001 kundër Leganes, pas një dëmtimi të rëndë që vonoi kalimin e tij mes të mëdhenjve. Paradoksalisht dy sezonet në nivelin e dytë të Spanjës kanë qenë për të më të vështirat, pastaj promocioni në Liga me Atletico u njehsua me rritjen e tij graduale në nivelin ndërkombëtar. Asnjëherë nën 13 gola në kampionat në 5 sezonet e luajtura në Madrid, me shpërthimin edhe në Kombëtare, por ishte në Liverpool që Niño dha më të mirën. Blerje rekord në atë kohë ku Reds shpenzuan 20 milionë stërlina në 2007, me Torres që tregoi versionin e tij më të mirë duke u bërë ikonë e sulmuesve elegantë e efikasë. Arritjet e rëndësishme i mori në fakt me Spanjën ku fitoi dy Europianë radhazi (2008 e 2012) me në mes Botërorin në Afrikën e Jugut në 2010. Në 2012 erdhi edhe këpuca e Artë kur sulmuesi luante tashmë për Chelsea, por karriera e Torres po ngadalësohej, pavarësëisht trofeve të fituar. Në Stamford Bridge spanjolli nuk shpërtheu dot kurrë, dëmtimet e karakteri bënë pjesën tjetër. Në karrierën e Torres është edhe një shfaqje me milan në Serie A, me vetëm një gol kundër Empoli, përpara rikthimit tek Atletico Madrid për të rigjetur buzqëeshjen e dikurshme, që në fakt mbeti vetëm një kujtim. KARRIERA ME KLUBE 2000-2007: Atletico Madrid - 244 prezenca 91 gola 2007-2011: Liverpool - 142 prezenca 81 gola 2011-2014: Chelsea - 172 prezenca 45 gola 2014-2015: Milan - 10 prezenca 1 gol 2015-2018: Atletico Madrid - 160 prezenca 38 gola 2018-2019: Sagan Tosu - 28 prezenca 4 gola Totali me klube: 756 prezenca 260 gola. KARRIERA NË KOMBËTARE 2003-2015: Spanja - 110 prezenca 38 gola PALMARES Champions League: 2011-12 (Chelsea) Europa League: 2012-13 (Chelsea), 2017-18 (Atletico Madrid) FA Cup: 2011-12 (Chelsea) Botërori: 2010 Europiani: 2008, 2012 Europiani U19: 2002 Europiani U16: 2001

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI