Flash

Shpallen fituesit e MTV Awards

Lapsi.al 19 June 2019
Shpallen fituesit e MTV Awards

Janë shpallur fituesit e MTV Movie & TV Awards mbrëmjen e së hënës.

Dhe fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes ishin Avengers: Endgame dhe Game Of Thrones.Avengers: Endgame rrëmbeu tre nga çmimet më të mëdha të konkursit: Best movie, Best Hero me aktorin Robert Doëney Jr., Best Villain me aktorin Josh Brolin. Ndërsa Game Of Thrones mori çmimin Best Show.

Lady Gaga fitoi çmimin ‘Best performance in a movie’ për rolin e saj në filmin “A Star Is Born”, ndërsa Elisabeth Moss fitoi ‘Best performance in a show’ për The Handmaid’s Tale. Çmimet nuk janë ndarë në bazë kategorisë së aktrimit sipas gjinisë që nga viti 2017. Endgame, që doli në kinema në prill, ka qenë sukses i madh tregtar dhe është i dyti pas Avatar në listën e filmave më të mëdhenj ndonjëherë.

Dwayne “The Rock” Johnson u nderua me çmimin Generation Award, ndërsa Jada Pinkett Smith u nderua me Trailblazer Award. Edhe aktorja Sandra Bullock ishte fituesja e parë e madhe e natës, që mori çmimin për performancën më të frikshme për rolin e saj në filmin horror Bird Box të Netflix.

Të këshilluara

Dua Lipa, në një romancë të re

Pas ndarjes nga Isaac Carew të cilit i dha një shans të dytë, por që sërish nuk funksionoi, Dua Lipa ka nisur një romancë të re. Djali me të cilin po shoqëro...

11:24

Mesazhi prekës i Sandra Bullock në MTV

MTV Movie dhe TV Awards e nisi natën me çmimin për performancën më të frikshme. Dhe sigurisht fituesja ishte Sandra Bullock. Përtej aktrimit dhe filmave të mirë...

09:57

Personazhet që nuk përdorin instagram

Shumë njerëz janë bërë të famshëm dhe të pasur vetëm nga Instagrami dhe nëse ky aplikacion nuk do te ekzistonte, me siguri as ata vetë nuk do të ekzistonin. Gj...

17:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI