Flash

10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç'bënë në Dibër, Gjiknuri, Tahiri, Qefalia, Ymer Lala...

Lapsi.al 19 June 2019
10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç'bënë në

Gazeta gjermane Bild ka publikuar këtë të mërkurë 10 përgjime të reja ku dëgjohen ish-ministrat e Ramës, deputetët dhe shefat e policisë që flasin me emra të akuzuar nga opozita si pjesë e botës së krimit si Ymer Lala që falsin për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 25 shtatorit në Dibër

Përgjimi i parë është ai mes shefit të Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga që flet me biznesmenin Bekim Krashi dhe më pas ky i fundit ia kalon telefonin ministrit Damian Gjiknuri. Shefi i policisë aty thotë se plani i tij funksionoi.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjimi-1.mp4"][/video]

Në përgjimin nr. 2 të BILD, bisedon anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, i premton drejtorit të policisë në Dibër Robert Aga se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për ta promovuar atë në detyrë të rëndësishme. Në një darkë ku kanë marrë pjesë deputetë të grupit parlamentar të PS, në prani të kryeministrit Edi Rama, Xhemalia u ka kërkuar atyre ta dërgojnë Agën nga Dibra në Bulqizë, një qytet i pasur me miniera kromi të cilat kontrollohen nga grupet e krimit të organizuar. Ai i thotë Agës që të mos shqetësohet nga akuzat e opozitës në adresë të tij.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/2.mp4"][/video]

Në përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia të cilit i kërkon që ta vendosin drejtor në Bulziqë. Më pas Qefalia i kalon në telefon Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë. Më pas Qefalia i kalon në telefon edhe deputetin socialist Xhemal Qefalia.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjimi-3.mp4"][/video]

Në përgjimin 4 dëgjohet Ymer Lala, që sipas Bild, por edhe sipas opozitës ka rekorde të rënda kriminale. Ai përfshihet gjerësisht në blerjen e votës. Në përgjime ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri flet me Ymer Lalën pas fitores duke përdorur fjalët “tërmet”, “tërmet, tërmet e ke bë, i ke q... nënën”, - thotë Gjiknuri. Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet! I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjimi-4.mp4"][/video]

Në përgjimin 5 dëgjohet Ymer Lala, një person sipas opozitës dhe BILD me precedentë penalë që flet me nipin e tij për një program të Fiks Fare që ka publikuar një kamer të fshehtë të blerjes së votave në Dibër. Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/5.mp4"][/video]

Në përgjimin 6 dëgjohet Ymer Lala i cili e informon se kryetari i FRD-së me familjarët e tij ka votuar për kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehu. Ymer Lala nis të fyejë me fjalë banale duke u shprehur se do ta sqarojë ai.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/6.mp4"][/video]

Në përgjimin 7 dëgjohet Ymer Lala flet me një person të panjohur i cili i thotë se njëri prej votuesve nuk ka marrë “kafen” e tij. Lala i thotë se në zonën ku është ai ka të tjerë që përgjigjen për atë punë. Më pas flasin për një incident që ka ndodhur me deputetin e PD-së Falamur Noka në Maqellarë dhe ku janë rrahur disa persona.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/7.mp4"][/video]

Në përgjimin 8 dëgjohet Ymer Lala flet me një person të panjohur i cili e pyet nëse duhet t’ua kthejë kartat e identitetit atyre që ua ka marrë. Kartat e Identitetit u merren kryesisht votuesve jo të sigurt në mënyrë që ata të mos kenë mundësi më të votojnë për asnjë palë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/8.mp4"][/video]

Në përgjimin 9 dëgjohet sërish Ymer Lala që flet me ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri. Ata lënë bashkë një takim me qëllim “të organizonin grupin”.

[video width="832" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/9.mp4"][/video]

Në përgjimin e 10-të të publikuar nga revista gjermane “Bild”, dëgjohet Ymer Lala, i ati i deputetes Reme Lala, i akuzuar nga opozita në Shqipëri si person i inkriminuar dhe me influencë në zonë. Ai dëgjohet teksa flet me dy femra dhe më pas me një person tjetër, të tre të panjohur. Bisedat janë për diskutime të përgjithshme, por në njërën prej tyre Lala thotë se kishte takuar “Bablokun e madh”.

[video width="800" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/10.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI