Flash

Taylor Swift akuzohet sërish se kopjon Beyonce (VIDEO)

Lapsi.al 18 June 2019
Taylor Swift akuzohet sërish se kopjon Beyonce (VIDEO)

Nëse akoma nuk e keni parë videoklipin e ri të Taylor Swift-it do të thotë se s’keni hyrë në Youtube, Facebook, Instagram, praktikisht se keni tre ditë që flini gjumë dhe mirë bëni, por tani që u zgjuat po ju tregojmë çfarë keni humbur.

Taylor Swift po akuzohet nga fansat se video e këngës së re “You Need To Calm Down” është në fakt një kopje ekzakte e videos “Party” të Beyonce-s.

E në fakt, ngjashmëritë janë aty.

Taylor Swift mbi një kamerdare në një pishinë, si Beyonce 7 vite më parë…

Look-u i Taylor me pellush dhe rroba banjo, si Beyonce 7 vite më parë…

Skena e Taylor-it në shtëpi me atë gjënë që vendoset tek sytë, si skena e Beyonce-s 7 vite më parë me ato gjërat që vendosen tek flokët…

E megjithatë, fansat e Taylor-it po e mbrojnë mbretëreshën e tyre duke shkruajtur se vërtet pamjet mund të jenë të ngjashme, por koncepti i videos së Taylor Swift-it është krejt tjetër.

Festa e Taylor-it është plot me njerëz të komunitetit LGBTQ, për të përcjellë një mesazh tolerance dhe bashkëjetese.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Taylor akuzohet se ka imituar Beyonce-n.

Jo më larg sesa muajin e kaluar, performanca e saj e këngës “ME!” në çmimet Billboard niste me një orkestër daullesh ashtu si performanca e famshme e Beyonce-s në Coachella.

Të këshilluara

Personazhet që nuk përdorin instagram

Shumë njerëz janë bërë të famshëm dhe të pasur vetëm nga Instagrami dhe nëse ky aplikacion nuk do te ekzistonte, me siguri as ata vetë nuk do të ekzistonin. Gj...

17:14

'Aladdin' hedh nga froni 'John Wick 3'

“Aladdin”, ku Will Smith interpreton Xhindin, kryeson në box office që në fundjavën debutuese arkëtoi 86.1 milionë dollarë. “John Wick 3” zbriti nga froni du...

16:48

10 seriale për tu parë gjatë verës

Kjo verë sjell shumë seriale të reja. Njihuni me 10 serialet e reja që do të dalin në verën e 2019-ës: “Big Little Lies”- Sezoni i dytë “Stranger Thing...

15:35

A është Marina Vjollca shtatëzanë?

Ata kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e nxehta të verës në një qytet të freskët si Londra. Marina dhe Getoari po qëndrojnë në një suitë të stilit klasik të a...

15:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI