Flash

Përgjimet/ Pse i janë qepur Ramës mediat gjermane?

Lapsi.al 17 June 2019
Përgjimet/ Pse i janë qepur Ramës mediat gjermane?
Gazetari Peter Tiede i gazetës më të madhe europiane “BILD” ka botuar sot në shqip të tjera ‘bomba’. Këtë herë fjala qe për 16 përgjime nga zgjedhjet në Dibër.  Jo vetëm kaq, por thuhet përgjimet do të vazhdojnë edhe të enjten. Po ashtu si gjashtë përgjimet që u tranmetuan herën e parë, të bie në sy fakti se ato sërish u publikuan në gjuhën shqipe, madje dhe me tekst shpjegues anglisht. Kjo lë të kuptohet se qëllimi i tyre nuk ishte vetëm informimi i lexuesve gjermanofonë. Kalkulimi shkonte përtej një misioni gazetaresk. Ato tentojnë të bëjnë zhurmë në Shqipëri, po aq sa edhe me qarqet ndërkombëtare që merren me vendin tonë. Por nëse bombat e gazetës tabloit BILD patën një efekt cunami, pas nuk mbeti as simotra e saj serioze dhe me reputacionin e një mediaje strikte “Spiegel” e njohur për lidhjet e saj me CDU-në gjermane. Lexo më tej:

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Duket se ky “Interesim” për Shqipërinë nuk është krejt i rastësishëm. Ai ka filluar që pas pozicionimit që Edi Rama mori pro ndarjes së Kosovës dhe idesë për ndryshim kufijsh mes Thaçit dhe Vuçiçit. Ai kulmoi gjatë dhjetorit të kaluar pas protestave të studentëve në Tiranë. Në atë kohë kohë Spiegel shkruajti: “Në Shqipëri, ndër të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar, studentët filluan të demonstronin kundër taksave të shkollimit dhe kushteve të mjerueshme të jetesës. Ndërkohë, protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar”. Menjëherë pas protestave të studentëve televizioni gjerman ZDF solli kamerat në Shqipëri (shiko videon poshtë). VIDEO/ Reportazh i ZDF: Çfarë po ndodh me studentët në Shqipëri Një vend të konsiderueshëm i kushtoi ZDF edhe eskalimit të protestave të opozitës që filluan pas atyre të banorëve të unazës së re. Ajo ngriti pyetjen: “sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!”(video poshtë) Reportazh i ZDF: Sa mund të qëndrojë në këmbë një qeveri e lidhur me kriminelë (VIDEO) Po ky televizion i cili intervistoi edhe denoncuesin e Saimir tahirin, ish policing tani në strehim politik, Dritan Zagani e etiketoi Shqipërinë si Klumbia e Europës? (video poshtë) ZDF-ja gjermane: Shqipëria është Kolumbia e Europës Po të bëhet një numërim i thjeshtë në pesë muaj shtypi gjerman ka treguar një interes të shtuar që nuk e ka demostruar as pesë vitet e fundit të marra së bashku. Ky interes kulmoi me shkrimin fillestar të Bild ku për herë të parë Shqipëria u etiketua si një shtet gangster. Po në të njëjtin shkrim gazetari foli edhe për rënien në përgjim të kryeministrit Rama që interesohet që zgjedhjet në Dibër të shkojnë sipas parashikimeve.

“Shqipëria, shtet gangster”/ “Bild” në 2019-ën njëlloj si “The Independent” në 1997-ën

Nuk kaluan shumë ditë dhe Peter Tiede nxori në Bild Online gjashtë përgjimet që dëshmonin se si Dako dhe banda kriminale e Avdylajve vidhte votat në Durrës. Të njëjtat përgjime u cituan më pas në një shkrim të saj në 9 qershor  edhe nga Spiegel e cila i kushtoi një temë konfliktit të fundit Rama Meta dhe ku përmendi të gjitha akuzat që bën opozita që nga vjedhja e votës e deri tek mungesa e gjykatës kushtetuese. Spiegel insistoi edhe një javë më pas. Në një artikull ku theksohej se mafiozëve nuk do tu jepet dorë për hapjen e negociatave aty thuhej:“Që nga marrja e qeverisë nga Rama në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe largimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, është vendosur jofunksionale nga qeveria Rama për rreth një vit e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional dhe administrata e qeverisë që përfshin edhe zyrën e prokurorisë publike, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar”, shkruante ndër të tjera gazeta gjermane.

“Spiegel” për hapjen e negociatave me Shqipërinë: Mafiozëve nuk do t’i jepet një dorë

Ajo, duke përmendur rastin e hetimit ndaj Bashës shtonte: “Qeveria e mafias” tani po heton atë nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës”. Pikërisht për të trguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeveria mafioze tabloidi si vëlla i Spiegel, Bildi, ka joftuar daljen e 16 përgjimeve të reja të hënën dhe të një seri tjetër të enten. Pas gjithë këtyre përkimeve me të drejtë të gjithë pyesin: A është thjeshtë pas shtypit gjerman kurioziteti për të informuar lexuesit e vet? Vështirë të besohet. ©Lapsi.al              

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI