Flash

Skandali i Sandër Lleshaj/ Takon bodigardin për ti thënë që kërcënohet Lulzim Basha

Lapsi.al 17 June 2019
Skandali i Sandër Lleshaj/ Takon bodigardin për ti thënë

Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh ndaj Lulzim Bashës për qëllime politike.

Sipas PD, Lleshaj ka takuar truprojën e Lulzim Bashës dhe e ka lajmëruar për një rrezik mbi kreun e opozitës.

Në një shkresë drejtuar Lleshajt, që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, shkruhet se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj cështjeje.

Kjo pasi nuk është personaliteti që shoqërohet ose truproja e tij pala që vlerëson kërcënimet dhe mbrojtjen ndaj tyre, por Garda e Republikës.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj cështjeje, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI