Flash

Basha sfidon Prokurorinë: Dy arsyet se pse nuk shkoi si i pandehur

Lapsi.al 17 June 2019
Basha sfidon Prokurorinë: Dy arsyet se pse nuk shkoi si i pandehur
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paraqitur dy arsye se pse ai nuk u paraqit so para prokurorisë të Tiranës ku do të merrej si i pandehur lidhur me pagesat që PD ka bërë për lobistët amerikanë të "Muzin Capitol Partners" të cilëve u kishte paguar 675 mijë euro në vitin 2017. Lideri i opozitës që akuzohet bashkë me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin për këto pagesa rrefuzoi ti përgjigjej thirrjes për të shkuar në prokurori sot në orën 9.30.

Gjithçka duhet të dini për marrjen si të pandehur të Lulzim Bashës

Ai ka dhënë një argument politik , se ai merr fletë thirrje nga organi i akuzës sa herë kjo paralajmërohet më parë nga mazhoranca dhe sa herë qeverisja është e përfshirë në skandale. Por përpos kësaj arsyeje politike, që në këtë rast vlen vetëm për komunikimin publik, Basha ka gjetur edhe kleçkën juridike:  fletëthirrja ndaj tij nuk ka zbatuar kërkesën e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore”- shprehet Basha në letrën që i ka dërguar sot prokurorisë. Por sipas nenit 308 / 3 të Kodit penale ku detajohet si bëhet fletëthirrja thuhet shprehimisht se ajo duhet të përmbajë edhe akuzën e detajuar: Image "Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore. Për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme” ka arsyetuar Basha. Gjithësesi ky është vetëm një detaj dhe shumë shpejt prokuroria pritet ta ridërgojë ftesën për marrjen në pyetje. Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA? Organi i akuzës pretendon se ka një diferencë të konsiderueshme mes deklarimeve të bëra për shpenzimet e PD-së në fushatën elektorale të vitit 2017 dhe shpenzimeve reale që ajo ka kryer. Në një deklaratë zyrtare ajo thksone se partia kryesore e opozitës ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën që ka pranuar pranë autoriteteve amerikane lobisti i saj  "Muzin Capitol Partners" (650 000 dollarë). Kush është lobisti i Bashës, Nick Muzin ish-këshilltari i senatorit Ted Cruz Prokuroria dyshon pas letërporosive të mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia, se pagesat janë bërë dhe nuk janë padeklaruar pranë KQZ gjë që përbën një shkelje të ligjit.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI