Flash

Napoli, dashuria e kthyer në urrejtje: shkulet pllakata e dedikuar për Sarri

Lapsi.al 16 June 2019
Napoli, dashuria e kthyer në urrejtje: shkulet pllakata e dedikuar për

Kalimi i Maurizio Sarri tek Juventus ka provokuar tërbimin e tifozëve të Napoli që e kanë shfaqur hapur inatin e tyre në rrjetet sociale. Madje dikush ka shkuar përtej me një gjest të shëmtuar. Në lagjen Bagnoli (në fasadën e pallatit ku Sarri ka lindur 60 vjet më parë) të kryeqendrës kampane është shkulur pllakata e dedikuar pikërisht për ish-teknikun e Napolit.

"Nuk kemi dashur të ngatërrojmë asnjëherë politikën e tifozllëkun, por na qan zemra kur lexojmë trishtimin e shumë personave, si ne, që kishin shprehur bindjen e tyre tek dikush për të vazhduar të besonin akoma tek futbolli. Një besim që thyhet rregullisht nga ligjet e merkatos", lexohet në faqen e facebook të Laboratorio Politico Iskra.

Në komunikatë citohet madje edhe precedenti i Gonzalo Higuain, i pari tradhëtar (sipas tifozëve) në Napoli. Tani një goditje e rëndë, e dhënë nga Komandanti Maurizio, "arkitekti i bukurisë" si shkruante pllakata e vendosur në 2017. Vetëm dy vjet më parë, por tani duket se ka kaluar një përjetësi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI