Flash

Tirana ndryshon fytyrë, por ka polemika: 85 mijë euro për Torassa përçajnë opinionin

Lapsi.al 15 June 2019
Tirana ndryshon fytyrë, por ka polemika: 85 mijë euro për Torassa

Tirana ndryshon në pjesën më të madhe fytyrën në vigjilje të sezonit të ri, ku natyrisht objektivi është të mos përsëritet më një kampionat si ai i fundit. Në këtë moment, bardheblutë janë mbretërit e merkatos dhe klubi, që është shfaqur me idetë më të qarta, pavarësisht se nuk mungon skepticizmi për lëvizjet e kryera. Sidmos në lidhje me Agustin Torassa, një që nuk luan që prej janarit, e që në karrierë golat i ka me pikatore. Në pagesën e marrë në momentin e firmës dhe 6 mijë euro në muaj shumë shkon në 85 mijë, e konsideruar shumë e lartë për kualitetin që ofron.

Për portën pëlqehej Kolici, por bardheblutë ndryshuan strategji, duke i dhënë besim Ilion Likës, që dy ndeshjet e fundit i shpëtoi sezonin Tiranës. Me Hoxhallarin do të kthehet në krahun e tij, tekniku nuk pranon më një qendërmbrojtje të improvizuar, ndaj piketa është vënë mbi Osmanin, që do të bëjë repart me Turtullin. Ndryshime do të ketë mesfusha, e cila do të konceptohet tani mbi Bathën, që është i vetmi që mund të konsiderojë veten titullar. Ish-lojtari i Partizanit mund të bëjë repart me një tjetër ish-të kuq Karabecin. Firmat me dyshen e Flamurtarit Kale e Torassa, ndryshon gjithë linjën mbështetëse të qendërsulmuesit, që me shumë mundësi do të jetë Ngo’o, të paktën në preferencat e Memës. Argjentinasi në të djathtë e braziliani në të majtë, duket se janë të vetmit të huaj në formacion, bashkë me anglezin, nëse palët rigjejnë akordin, me Hasanin, që do të luajë pas shpinës së tij.

Në këtë mënyrë Greca e Sentamu, duhet të gjejnë një sistemim, sepse me pagat që kanë janë luks për pankinën. Aventurë e mbyllur për afrikanët Atinga e Mavaje ku vetëm Kobina mendohet të qendrojë në bardheblu. Në dëshirat e teknikut është edhe një goditje tjetër, por gjithcka mbetet në pritje të konfirmimit për Ngo’o nëse do të jetë sërisht pjesë e skuadrës, nëse jo atëherë tek Tirana do të vijë një sulmues i ri.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI