Flash

Tesla jo më vetëm brand makine, tashmë vjen dhe me panele diellore ekonomike

Lapsi.al 15 June 2019
Tesla jo më vetëm brand makine, tashmë vjen dhe me panele

Teknologjia më e re e çatisë diellore, Tesla, do të jetë aq e lirë sa një çati e zezë apo një tabelë elektrike.

Sipas CEO -s së Teslas Elon Musk, pllakat e reja të çative të kompanisë do të jenë të përballueshme edhe për pronarin e shtëpive mesatare. Musk thotë se ato do të kenë përafërsisht të njëjtat kosto si çatia tipike e shtëpive.

Ashtu si me shumë nga projektet e tij, ka pasur disa vonesa në prodhimin e çatisë diellore. Fillimisht, kur Musk njoftoi për herë të parë produktin në 2017, kompania duhej të fillonte ndërtimin e tyre vitin e ardhshëm, 2018.

Megjithatë, Tesla u përball me disa pengesa në prodhim dhe vonoi dy vite me rradhë.

Musk tha se arsyeja për vonesën ishte se donte të sigurohej se ai solli produktin më të mirë të mundshëm në treg. Në mënyrë të veçantë, ai donte të siguronte që çatia do të zgjaste për 30 vjet pa patur nevojë për zëvendësim.

Gjatë një takimi të aksionarëve këtë vit, Musk tha se ka qenë një proces shumë sfidues për të përfunduar qëllimet shumë ambicioze që kompania ka vendosur për vete.

“Ne jemi gati të përfundojmë versionin 3 të çatisë diellore. Ky është në të vërtetë një problem mjaft i vështirë teknologjik që të ketë një qelizë diellore të integruar me një pllakë të kulmit,që të duket mirë dhe të zgjasë 30 vjet. Unë jam shumë i ngazëllyer për versionin 3 të çatisë diellore. Kjo është një nga çatitë më të lira në dispozicion. Kështu që mund të keni një kulm të madh me ekonomi më të mirë se një çati normalisht e lirë , “tha Musk.

Të këshilluara

Bratz make up, trendi më i ri (FOTO)

Filmi me kartona të animuar “Bratz” ose kukullat mistrece ka qenë një frymëzim për të gjitha vazat e reja në vitet 2000. Së fundmi shumë femra të inspiruara nga...

15:22

Truke të thjeshta për vetulla më të trasha

Nëse ke vetulla të holla dhe do që t’i rregullosh, ka disa mënyra për të arritur rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që një pjesë të fajit për gjendjen e vetullav...

16:49

Trendet e makeup-it për këtë vere (FOTO)

Këtë sezon kemi parë një miksim trendësh jo vetëm në veshje, por edhe në ‘make up’. Kryesisht në grim është vënë re se kudo në sfilata po mbizotërojnë disa lloj...

15:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI