Flash

Merkato 120 milionë euro për Conte: Inter dorëlëshuar me ish-juventinin

Lapsi.al 15 June 2019
Merkato 120 milionë euro për Conte: Inter dorëlëshuar me

Inter kërkon të kthehet sa më shpejt në majë e me ardhjen e Antonio Conte beson se mund tia dalë. Vetëm se klubi zikaltër kërkon ti japë teknikut edhe armët e duhura për të tentuar të thyejë hegjemoninë e Juventus. Corriere dello Sport ka bërë llogaritë në shtëpinë e Interit e sipas të përditshmes romane, klubi zikaltër është i interesuar t’i japi Conte 3 blerje me peshë përpara grumbullimit veror, nisja e së cilës është fiksuar më 7 korrik. Objektivat janë Romelu Lukaku, i vlerësuar 70 milion, Nicolo Barella (35) dhe Edin Dzeko (15) për një shumë totale 120 milion euro.

Tratativat ende nuk janë mbyllur, por janë të tilla që zikaltërit duken në pozita të favorshme (në veçanti për Barella e Dzeko). Për herë të parë pas disa vitesh, Inter do të mund të bëjë një merkato të rëndë ekskluzivisht në aspektin tekniko-sportiv. Një avantazh jo i pakët për Conte, në krahasim me paraardhësit e tij, edhe pse në fakt, tekniku prej kohësh i ka dhënë drejtuesve të Inter objektivat e tij për të përforcuar skuadrën. Merkato verore e Interit do të varet nga një pjesë e mirë e shifrave që do të arrijë të arkëtojë nga shitjet dhe ajo e ish-kapitenit Mauro Icardi është kryesore.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI