Flash

Kupa e Amerikës: Brazili merr kreun e grupit, por sa shumë fishkëllima kundër Selecao

Lapsi.al 15 June 2019
Kupa e Amerikës: Brazili merr kreun e grupit, por sa shumë

Brazile fillon me një fitore turneun në shtëpi të Kupës së Amerikës. Në ndeshjen inauguruese skuadra e Tite mposhti 3-0 Bolivia duke marrë menjëherë kryesimin e grupit A. Pak raste në pjesën e parë dhe fishkëllima të publikut të San Paolo në pushim të ndeshjes. Në të dytën penalltia e Coutinho (50') zhbllokon ndeshjen, me mesfushorin e Barcellona që dyfishon rezultatin pas tre minutash, para se të mbyllte llogaritë Everton në të 85'.

Pakënaqësitë e brazilianëve drejt kombëtares së tyre, sidomos gjatë eventeve në shtëpi, nuk janë dicka e re. Edhe në Botërorin 2014 ka qenë kështu, një dashuri e torturuar nga gëzime e zënka. Ndodhi edhe në garën e parë të Kupës së Amerikës 2019, që Brazili mirëpret dhe është ndër favoritet, edhe pa Neymar. Përballë, në San Paolo, ishte Bolivia që mendonte vetëm të mbrohej dhe nuk i la vend spektaklit, për më tepër që janë të mësuar të bëjnë shaka në debutim (në 2011 detyruan Argjentinën të barazonte në shtëpi).

Vetëm në pjesën e dytë Brazili fshiu frikën i ndihmuar edhe nga Var, që zbuloi një prekje me dorë në zonën boliviane, duke ndryshuar fatet e ndeshjes: pastaj është e qartë se Brazili është Brazil dhe gjërat u vulosën me gola dhe një rezultat që nuk lë hije dyshimi. Tre pikët e para u vunë në kasafortë në një Kupë Amerike që duket e nxehtë që në fillim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI