Flash

Irina Shayk ngjitet në pasarelë pas ndarjes nga Bradley

Lapsi.al 14 June 2019
Irina Shayk ngjitet në pasarelë pas ndarjes nga Bradley

Irina Shayk është rikthyer në punë pas ndarjes së bujshme nga bashkëshorti Bradley Cooper.

Nuk kanë kaluar as 2 javë pasi i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me aktorin e njohur të Hollivudit, dhe modelja u shfaq në një sfilatë në Itali.

Supermodelja ruse dukej e mahnitshme e veshur me një fustan lëkurë të zi nga Ermanno Scervino.

Me dorashka prej lëkure dhe geta të zeza, që i jepnin një pamje dominuese në pasarelë, Irina, 33 vjeç, tërhoqi vëmendjen në këtë eveniment të veçantë, të mbajtur në Firence.

Ajo iu bashkua kolegeve Stella Maxwell,  Gigi dhe Bella Hadid në këtë event special që shënoi rikthimin e fuqishëm të Irina-s.

Shfaqja e modeles në sfilatë vjen pas raporteve të mediave se ajo dhe Bradley vazhdojnë të jenë të bashkuar për hir të vajzës së tyre 2-vjeçare Lea.

Një burim tha për “People” se edhe pse u ndanë pas katër vjetësh, Irina dhe Bradley kalojnë kohë së bashku si familje për vajzën e tyre.

Të këshilluara

Naomi Campbell pozon nudo (FOTO)

Në një shkretëtira në Kenia, Naomi ka pozuar për revistën e njohur British Vogue nudo të cilën e ka publikuar në Instagram. E zhveshur vetëm më një zinxh...

14:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI