Flash

Real prezenton Hazard, Bernabeu në delir: "Duam Mbappé"

Lapsi.al 13 June 2019
Real prezenton Hazard, Bernabeu në delir: "Duam Mbappé"

Në Madrid është dita e Eden Hazard. Përpara 50 mijë tifozëve në delir, Blancos prezantuan në Bernabeu kampionin e tyre të ri. I pritur me një ovacion të vërtetë, belgu ka bërë disa veprime me topin në fushë, duke entuziazmuar tifozët, për herë të parë që nga largimi i Cristiano Ronaldo. "Mezi pres të filloj të luaj me Real Madrid e të fitoj shumë tituj, është ëndërra ime që i vogël e tani jam këtu. Dua ta shijoj momentin", ka qenë diskutimi i shkurtër i ish-fantazistit të Chelsea.

Real Madrid ka prezantuar Eden Hazard, lojtarin më të shtrenjtë të historisë së tyre, i paguar 100 milionë euro: "E kam ëndërruar gjithnjë këtë skuadër, dua të fitoj sa më shumë trofe" ka thënë belgu përpara se të xhonglonte në sytë e Bernabeut të tejmbushur.

Fjalë që kanë entuziazmuar tifozët e Real, të pangopur ende nga merkato "galaktike" dhe 300 milionë euro të shpenzuara nga Florentino Perez për Hazard, Jovic, Rodrygo, Mendy e Militao. Mes koreve e duartrokitjeve, tifozët Merengues kanë kërkuar blerjen e një tjetër fenomeni. "Duam Mbappé!", kanë kënduar gjatë ultras Blancos.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI