Flash

Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin Zgjedhor dekretin e presidentit

Lapsi.al 13 June 2019
Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin

Shumica e Rilindjes u kap në befasi nga apeli i Ilir Metës për kompromis që u sendërzua në dekretin e anullimit të zgjedhjeve. Kryeministri që e rrefuzoi pa e dëgjuar aragumentimin e kreut të shtetit, po përdor të gjitha truket ligjore për ta shndërruar në nul aktin e Metës. Presidenti pretendon se dekretin e tij mund ta shfuqizojë vetëm Gjykata Kushtetuese që mungon. Socialistët pretendojnë prej ditësh se ai është një akt administrativ, i cili mund të shqyrtohet edhe nga Gjykata administrative apo Kolegji Zgjedhor. Ata kanë zbuluar edhe një vendim periferik të një partie të panjohur,  "Rinia" e cila e ka pyetuar Gjykatën Kushtetuese në 2017 për të rrëzuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve dh kjo e fundit i është përgjigjur se kjo nuk është ë kompetencën e saj por të Kolegjit Zgjedhor.

Këtë rrugë kanë vendosur të ndjekin edhe rilindasit. Dhe për të realizuar këtë ata kanë organizuar një manovër. Fjala është për një emër të njohur në fillim vitet '90, Idajet Beqirin, që ende kryeson partinë e Unitetit Kombëtar. Ai i ka çuar të mërkurën në 12 Qershor një letër KQZ (lexoje poshte), ku kërkon të çregjistrohet nga zgjedhjet pas dekretit të presidentit Ilir Meta. Por kjo manovër që nga mediat opozitare u cilësua si një shkërmoqje e koalicionit të Ramës, është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një lëvizje perfide. Sepse po të donte idajet Beqiri tërhiqej në mënyrëunilaterale nga gara (ashtu siç bëri Rama në Kavajë në 2017). Ai nuk kishte nevojë ti shkruante KQZ per ti kerkuar kete nder.

Por kjo lojë bëhet në mënyrë që KQZ ta rrefuzjojë tërheqjen e tij dhe më pas parita Unitet Kombëtar i Beqirit ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Në këtë mënyrë arrihet ajo që pritet. Kolegji vendos se dekreti i Metës është nul dhe zgjedhjet bëhen të mundura në 30 qershor.

Në këtë mënyrë Rilindja dhe Rama edhe arrijnë rrëzimin e dekretit presidencial "në mënyrë ligjore" edhe kërkesën nuk e bëjnë vetë si Parti Socialiste për të shpëtuar me aq sa munden përbaltjen e Kolegjit, si një gjykatë në kohën e reformës në drejtësi që urdhërohet nga vendimet e politikës.

Nëse një shprehje e kriminalistëve thotë: ndiq paranë për të shkuar tek krimi, një aforizëm i ri zgjedhor do të qe: ndiq Idajet Beqirin që të përfundosh tek Rama.

©Lapsi.al 

ImageImage

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI