Flash

Më në fund, paqe mes Taylor Swift dhe Katy Perry

Lapsi.al 12 June 2019
Më në fund, paqe mes Taylor Swift dhe Katy Perry
Dje, Taylor Swift i dërgoi Katy Perry-t flamurin më të pazakontë të paqes, ose mënyrën më të ëmbël për t’u pajtuar në botë: me biskota!!! Pjata me biskota me çokollatë të bëra në shtëpi (ose jo?!) kishte të shkruar mbi të: “Më në fund paqe”. Ishte Katy Perry ajo që shpalli pajtimin në Instagram, duke publikuar foton e pjatës me lokacionin “let’s be friends” (eja bëhemi shoqe) dhe duke shkruajtur: “Sa mirë kështu” duke etiketuar Taylor Swift-in. Taylor Swift bëri deklaratën e vet të paqes duke komentuar: Shenjat të pajtimit janë dhënë herë pas here nga të dyja palët. Taylor Swift shtoi këngën “Never Really Over” të Katy Perry-t në listën e këngëve që dëgjon vetë. Por muaj para kësaj, Katy kishte mbështetur publikisht Taylor Swift-in duke pëlqyer postimin e saj në Instagram ku thyente heshtjen në lidhje me politikën në vend. Sipas Katy-t, nuk mund të mos e pëlqente diçka të tillë pasi guximi për të folur hapur për politikën duhet mbështetur. Përpara fillimit të turit të Taylor Swift-it, “Reputation” në maj, Katy Perry i dërgoi asaj një shënim ku i shkruante: “Hej mikeshë e vjetër. Kam reflektuar për keqkuptimet tona dhe inatet.” Ajo i shprehu ndjesën e saj: “më vjen vërtet keq” dhe mori përgjegjësi të plotë për sherrin 6- vjeçar. Gjithçka nisi kur Taylor Swift akuzoi Katy-n se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën.    

Në 2014-ën, Taylor publikoi klipin e famshëm “Bad Blood”, që është thuajse e konfirmuar se i dedikohet Katy-t.

Kate ia ktheu me klipin dhe këngën “Swish Swish”.
Shpërndaje

Të këshilluara

Kylie dhe Jordyn, sërish mike

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë hasur rastësisht në një klub nate në Hollywood teksa ishin të pranishme në festën e një mikeje të përbashkët. Burime pranë...

11:14

Pas ndarjes, Bradley argëtohet me miqtë

Pas lajmit të ndarjes nga Irina Shayk siç duket Bradly nuk ka humbur kohë dhe po argëtohet me miqtë e tij. Aktori është fotografuar së fundmi me dy shokë jas...

10:50

Olivia Culpo, vajza perfekte sipas ekspertëve

Olivia Culpo është shpallur gruaja më e bukur në botë nga Revista ndërkombëtare “Maxim”. Olivia uhet të jetë e njohur dhe për shumicën e njerëzve pasi në vit...

18:26

Rita Ora ndan një tjetër sukses me fansat

Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare. Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018, ndërsa dy këngë të saj...

17:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI