Flash

Lady Gaga ka ndikuar në ndarjen e Bradley dhe Irinës

Lapsi.al 12 June 2019
Lady Gaga ka ndikuar në ndarjen e Bradley dhe Irinës

Lady Gaga reagoi dje për herë të parë për përfshirjen e saj në marrëdhënien Bradley Cooper- Irina Shayk, të cilët u ndanë përfundimisht javën e kaluar.

Gjatë një koncerti në Las Vegas, para se të këndonte “Shallow”- dueti i saj me Bradley-n- Gaga paralajmëroi fansat të tregohen të sjellshëm.

‘Dhe një gjë tjetër, jini të sjellshëm ose p****ni.”

Por, duket se ndonëse Gaga e refuzoi publikisht të ketë patur diçka më shumë sesa marrëdhënie mes kolegësh me Bradley-n kohë përpara ndarjes, kanë qenë pikërisht thashethemet për një lidhje mes tyre ato që paskan ndikuar tërthorazi tek Irina.

Një burim për “People” thotë se kur dolën lajmet për një shkëndijë mes Gaga-s dhe Cooper-it, vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit. Asokohe, Bradley ishte në udhëtim sa në njërin vend tek tjetri për të promovuar filmin “A Star is Born”.

“Ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me Gaga-n”, shprehet burimi, “Por nëse do të kthehet apo jo në një lidhje në të ardhmen dhe nëse do t’i tregohet apo jo botës është të flasësh para kohe. Nuk mund të spekulojmë në një kohë kaq delikate.”

Javën e kaluar, u konfirmua lajmi se Irina ishte larguar nga shtëpia. Këto ditë, burime të ndryshme kanë treguar se shkak për ndarjen ka qenë mungesa e Bradley-t gjatë xhirimeve të filmit “A Star Is Born” me bashkëprotagoniste Lady Gaga-n.

Të këshilluara

Unaza e Meghan Markle tërheq vëmendjen

Dukesha e Suseksit Meghan Markle, ka debutuar me një unazë të re diamanti në gishtin e saj së fundmi, përpara fansave të familjes mbretërore. Kjo është parë si ...

12:04

Kylie dhe Jordyn, sërish mike

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë hasur rastësisht në një klub nate në Hollywood teksa ishin të pranishme në festën e një mikeje të përbashkët. Burime pranë...

11:14

Pas ndarjes, Bradley argëtohet me miqtë

Pas lajmit të ndarjes nga Irina Shayk siç duket Bradly nuk ka humbur kohë dhe po argëtohet me miqtë e tij. Aktori është fotografuar së fundmi me dy shokë jas...

10:50

Olivia Culpo, vajza perfekte sipas ekspertëve

Olivia Culpo është shpallur gruaja më e bukur në botë nga Revista ndërkombëtare “Maxim”. Olivia uhet të jetë e njohur dhe për shumicën e njerëzve pasi në vit...

18:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI