Flash

Martohet në fshehtësi Chris Patt

Lapsi.al 9 June 2019
Martohet në fshehtësi Chris Patt

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger janë martuar!

Çifti, i cili u pa për herë të parë bashkë në qershor 2018, lidhi kurorë të shtunën gjatë një ceremonie intime në Montecito të Kalifornisë, shkruan “People”.

“Mund të themi se sot është dita më e lumtur për Katherine. Ajo nuk ka ndalur së qeshuri. Dhe Chris duket marramendës dhe i emocionuar. Vendi është i bukur. Shumë lule dhe gjelbërim kudo. Është një mjedis shumë romantik për një martesë”, shprehet burimi.

Familjarët e pranishëm, mes të cilëve Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger dukeshin shumë të lumtur.

Në dasmë ishte dhe djali 6-vjeçar i Chris, Jack, vëllezërit Patrick dhe Christopher, motra Christina, shoku i ngushtë Rob Lowe dhe djemtë e tij Johnny dhe Matthew.

Pratt, 39 vjeç dhe Schwarzenegger, 29 vjeç, njoftuan fejesën e tyre në mediat sociale në janar pas shtatë muajsh lidhjeje.

Kjo shënon martesën e parë për vajzën e Schwarzenegger dhe të dytë për aktorin, i cili ka qenë i martuar më parë me Anna Faris. Martesa e tyre 9-vjeçare përfundoi në vitin 2017 dhe të dy kanë një djalë.

Të këshilluara

Maluma: Këto thashetheme lënduan nënën time

Duke qenë se është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes jo vetëm me muzikën por edhe me jetëne tij private, thashethemet që përhapen për Malumën janë nga m...

14:29

Vipat që janë martuar me mblesëri

Blerina Bombaj rikujtoi se Joni Peçi është arsyeja pse ajo sot ka një familje të lumtur. “Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa ...

11:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI