Flash

Pesë VIDEO/ Të gjitha alibitë e Ramës në mbrojtje të krimit

Lapsi.al 7 June 2019
Pesë VIDEO/ Të gjitha alibitë e Ramës në mbrojtje

Sa herë që njerëzit e Edi Ramës përfshihen në një histori kriminale, kryeministri ndjek të njëjtën taktikë. Ai hidhet në sulm me të gjitha mënyrat që të përhapë alibi të rreme dhe të akuzojë denoncuesit.

Këtë metodë kryeministri e ka përsëritur disa herë. Kujtojmë avionët e drogës. Në vitin 2014 Sali Berisha deklaroi se në Divjakë po transportohej drogë me avionë. Ndryshe nga ç’u provua më pas, Rama replikoi në parlament duke i quajtur avionët mushkonja.

[video width="1600" height="852" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/ice_video_20190606-183319.mp4"][/video]

Në vitin 2015 Rama nuk nguroi të quante Dritan Zaganin kriminel dhe dekonspiures operacionesh. Ishte pikërisht ky oficer nga Vlora që denoncoi i pari grupin trafikant ‘Habilaj’ dhe lidhjet e tyre me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirin. Sot, ky grup dhe Tahiri po përballen me drejtësinë për të akuzat që ngriti Zagani.

[video width="1086" height="486" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/ice_video_20190606-184141.mp4"][/video]

Në vitin 2016, nga Kavaja, kur bashkinë e drejtonte socialisti Elvis Rroshi, Edi Rama ironizonte akuzat e opozitës, që u provuan më pas të vërteta. Ndryshe nga ç’pretendonte Edi Rama, Elvis Rroshi ishte njeri me precedent kriminal dhe i dënuar për përdhunim në Itali.

[video width="1678" height="862" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/ice_video_20190606-185424.mp4"][/video]

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Rama sërish do ti kthehej taktikës së kthyer në zakon, të përhapjes së alibive të rreme. Kësaj rradhe me Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Përgjimin që denonconte lidhjet e Agron Xhafajt me veprimtari kriminale, Rama e quajti fallco. Skandali do të sillte skandalin kur më pas u publikuan përgjime se si policia punoi në funksion të zhvlerësimit të materialit audio.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale 

[video width="1560" height="858" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/ice_video_20190606-190414.mp4"][/video]

Edhe pse pa sukses me ngjarjet e mësipërme, Rama nuk do të ngurronte të përsëriste gafën duke mbrojtur kryebashkiakun e tij të Durrësit, Vangjush Dakon në një konferencë për shtyp. Edhe në këtë rast, alibia e Ramës u shkërmoq brenda pak ditësh.

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve 

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-06-at-11.04.08.mp4"][/video]

Në të gjitha këto herë, Rama e humbi rastin për të heshtur. Ai ka dalë bllof njësoj, histori pas historie, sa tani duket sikur është formuar një patern ku kryeministri mbron të pambrojtshmen dhe del bllof brenda një harku të shkurtër kohor. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI