Flash

Bradley Cooper dhe Irina Shayk , bashkë për hir të vajzës

Lapsi.al 6 June 2019
Bradley Cooper dhe Irina Shayk , bashkë për hir të vajzës

Me siguri këtë javë i keni lexuar raportimet që thonë se lidhja disa vjeçare e Bradley Cooper dhe Irina Shayk po shkon drejt fundit.

Epo mesa duket nuk janë vetëm thashetheme, pasi një burim shumë i afërt me çiftin u shpreh për “E!” se vajza e tyre, Lea De Seine Shayk Cooper, është e vetmja gjë që po i mban ata ende bashkë. “Gjërat kohët e fundit dukeshin se po përmirësoheshin por sapo Bradley dhe Irina filluan të qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin, kuptuan që të qëndruarit në një vend nuk është gjëja që duan për momentin”- tha i afërmi i çiftit-“ Ata duan të qëndrojnë afër për hir të së bijës, por nuk janë të lumtur për këtë.” Dyshimet e para që kishte probleme në marrëdhënien e aktorit dhe modeles, nisin që kur u mbajt Met Gala-ja e këtij viti, në të cilën Irina shkoi vetëm. Por edhe pse tani gjithçka është e paqartë nëse do ti japin fund lidhjes, nuk mungon përpjekja nga ana e tyre për ti rregullaur gjërat, të paktën kështu thonë raportimet: “Të dy kanë kaluar disa kohë larg njëri-tjetrit, për të provuar nëse ndihen më mirë. Përgjatë viteve kanë investuar shumë në këtë lidhje dhe është e vështirë që ti mbarosh gjërat menjëherë. Po provojnë ta shpëtojnë marrëdhënien, edhe për shkak të vajzës. Ata e duan shumë Lean dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht se si shkon lidhja.”

Të këshilluara

Ciara: E kam vuajtur shumë ndarjen

 Ajo u nda nga Future, në 2015 pas thashethemeve të tradhëtisë. E ftuar në “Red Table Talk”, Ciara u shpreh: “Kisha momente kur isha në dush, isha duke qarë...

10:42

Ebru Sahin vjen me projektin e ri filmik

Ebru Sahin duket se po kalon një periudhë të bukur në jetën e saj profesionale. Ebru sapo ka marrë përsipër një rol të ri, ku interpreton në krah të Ismail H...

10:11

Joe Jonas flet për ndarjen nga Taylor Swift

Në vitin 2008, kur Taylor Swift ishte vetëm një adoleshente, foli për ndarjen ‘e turpshme’ nga Joe Jonas në një intervistë me Ellen DeGeneres. Ajo tha se këngët...

17:37

Miranda Kerr nënë për herë të tretë

Modelja Miranda Kerr njoftoi në mars se do bëhej nënë për herë të tretë. Ajo është në pritje të fëmijës së dytë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. D...

16:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI