Flash

Miley Cyrus reagon pas abuzimit nga fansi (FOTO)

Lapsi.al 5 June 2019
Miley Cyrus reagon pas abuzimit nga fansi (FOTO)

Miley Cyrus u bë virale në rrjete sociale pasi u puth me zor nga një fans në Barcelonë.

Kudo qarkullojnë komente se ajo e meritoi duke gjykuar mënyrën si ishte veshur. Ajo nuk reagoi dje për këtë veprim, por sot duket se është frymëzuar për tu kthyer përgjigje të gjithëve. E zhveshur topless, ajo ka promovuar bashkëpunimin e saj me Marc Jacobs për linjën "Don't fuck with my freedom".

Ky tekst është pjesë e këngës së saj " Mother's Daughter", me të cilën i ka kthyer përgjigje të gjithëve. Ndërsa me postimet në Instagram ku një moderatore citon komentet e ndjekësve, Miley shkruajti:

"Ajo mund të ketë veshur cfarë dëshiron. Ajo mund të jetë e virgjër. Ajo mund të jetë duke fjetur me 5 meshkuj të ndryshëm. Ajo mund të jetë me bashkëshortin e saj. Ajo mund të jetë me të dashurën e saj. Ajo mund të jetë e zhveshur. Ajo nuk mund të kapët me zor pa dëshirën e saj." Kujtojmë se Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth ishin duke dalë nga hoteli në Barcelonë kur u rrethuan nga fansat. 26-vjeçarja po ecte pranë partnerit duke u munduar që të shmangë turmën kur u puth me zor nga fansi.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI