Flash

Spalletti, rikthim i shpejtë në pankinë: tekniku në kontakt me klubin e Serie A

Lapsi.al 4 June 2019
Spalletti, rikthim i shpejtë në pankinë: tekniku në kontakt

Nuk ka kohë për të humbur për Luciano Spalletti, që duket se do të kthehet në mënyrë të menjëhershme në punë, pas shkarkimit nga Interi. Tekniku toskan, i larguar nga klubi zikaltër pavarësisht kualifikimit për në Champions League, ka shumë admirues dhe sipas asaj që bën të ditur Tuttosport është emri i parë në listën e Roco Comisso, pronari i ri i Fiorentinës. Sipërmarrësi italo-amerikan kërkon të nisë gjithçka nga zero në klub, duke përfshirë në organigramë Pier Paolo Marinin si drejtor sportiv dhe Umberto Gandini në rolin e administratorit të deleguar.

Pikërisht Gandini do të mund të jetë “ganxha” për të mbërritur tek Luciano Spalletti me të cilin gëzon një raport të mirë që nga kohët e Romës. Fillimisht drejtuesit e rinj do të duhet të zgjidhin kontratën e Vincenzo Montella, që praktikisht nuk do të jetë i konfirmuar nga pronarët e tij, pas finales zhgënjyese të sezonit të kaluar. E më pas do të presin që Spalletti të gjejë mënyrën për t’u liruar nga Inter me të cilin është i lidhur me një kontratë deri më 2021.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI