Flash

“Shtatë lojtarë të blerë”: Skandali i basteve në Liga bie mbi Valladolid-Valencia

Lapsi.al 4 June 2019
“Shtatë lojtarë të blerë”: Skandali i basteve

Një javë pas arrestimeve të para, kanë dalë detaje të reja nga skandali i trukimeve të rezultatit që po trondit Spanjën. Periodikja El Mundo ka publikuar transkriptimin e disa përgjimeve mbi Valladolid-Valencia, ndeshje e javës së fundit në Liga, në kampionatin që sapo u mbyll, me miqtë të kualifikuar në Champions League. "Ka një akord mes burrash, shtatë lojtarë të blerë. Valencia fiton si në pjesën e parë ashtu dhe të të dytën, duke shënuar një gol për pjesë. E ke parasysh cfarë është, por askush nuk mund ta zbulojë" i thotë në telefon një miku, Carlos Aranda, lideri i organizatës pas trukimit të pretenduar. Ndeshja përfundon pikërisht 0-2 me gabime në mbrojtje në të dy rastet e golit.

Shtatë lojtarët janë të gjithë të Valladolid e ndërmjetësi mes Aranda e lojtarëve është zbuluar se të jetë Borja Fernandez, kapiteni i skuadrës, që u tërhoq nga futbolli pikërisht pas ndeshjes: ai ka marrë para nga Raul Bravo (ish Real Madrid) për të bindur 6 të tjerët, gjë që ka ndodhur – sipas gjykatësve – në shtëpinë e sulmuesit Keko.

Pjesa kryesore e përgjimeve në duart e hetuesve, i takon pikërisht Aranda, më i kujdesshëm ka qenë Raul Bravo, që ka ndryshuar shpesh smartphone për të qenë më pak i arritshëm. Në pritje të procesit, Aranda e Bravo janë liruar me kusht.

https://www.youtube.com/watch?v=uAJ2RWE1Dho

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI