Flash

Çështja Neymar, befasi dhe mashtrim: denoncimi i parë nuk ishte për përdhunim

Lapsi.al 4 June 2019
Çështja Neymar, befasi dhe mashtrim: denoncimi i parë nuk ishte

Cështja Neymar po befason gjithnjë e më shumë. Studio ligjore e ngarkuar fillimisht nga vajza braziliane që akuzon futbollistin për përdhunim, ka bërë të ditur se është tërhequr nga detyra sepse kërkesa fillestare ishte e një denoncimi "për agresion, jo për përdhunim". Vajza kishte pranuar "se raporti që ka patur me Neymar Jr. ishte konsensual (si ka provuar ta dëshmojë edhe O Ney duke publikuar disa foto në Instagram), por gjatë aktit lojtari ishte bërë i dhunshëm".

Zgjidhja e mandatit, ka shpjeguar për Jornal Nacional studio ligjore Josè Edgard da Cunha Bueno Filho, lidhej me një divergjencë mbi linjën ligjore e disa kontradikta në versionin e fakteve të viktimës së pretenduar. "Isha kundër cdo veprimi të ekzagjeruar", ka shpjeguar ish-avokati i akuzueses. Në këtë drejtim lëvizi edhe studio që mbronte vajzën, duke fiksuar një takim me përfaqësuesit e sulmuesit të Psg.

"Fatkeqësisht Neymar e minimizoi incidentin", deklaruan ish-avokatët e vajzës. Sjellje që e bëri të precipitojë situatën, me një ndryshim skenari. Sipas fakteve, në 31 maj akuzuesja e Neymar mori avokatë të rinj, duke e transformuar deononcimin për agresion në një akuzë formale për përdhunim. Sipas Fernandes Abreu, kjo mund të kthehet në akuzë për vajzën. Raportet mjekësore të spitalit flasin për shenja agresioni, jo dhune seksuale.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI