Flash

Vdekje me 237 km/h: publikohet foto e fundit e Reyes

Lapsi.al 3 June 2019
Vdekje me 237 km/h: publikohet foto e fundit e Reyes

Ka qenë shpejtësia shkaktare për daljen nga rruga të makinës me të cilën udhëtonte José Antonio Reyes, ish-lojtari i Sevilla, Arsenal, Real Madrid e Atletico, që humbi jetën të shtunën në një aksident rrugor. Kjo është ajo që lexohet në raportin e Guardia Civil, si bën të ditur 'Mundo Deportivo'. Mercedesi i drejtuar nga spanjolli po udhëtonte me 237 km/h në autostradën A-376 në drejtim të Utrera, qyteti i lindjes i Reyes, përpara se të dilte nga rruga për shkak të shpërthimit të një prej gomave, që i shkaktoi përmbysjen dhe më pas mori flakë.

Ndërkohë, Juan Manuel Calderón, kushëriri i Reyes, i mbijetuar ndaj aksidentit - ka pësuar plagë në 65% të trupit dhe është ende në spital - ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto nga brenda makinës të bërë pak minuta para përplasjes. Në makinë, ulur në ndenjëset e pasme edhe kushëriri tjetër, Jonathan Reyes, që humbi jetën bashkë me ish-lojtarin e Real.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI